web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-agjenti i FBI-së mbërrin në Tiranë/ Këshilltari i ri i BKH-së, takohet me Yuri Kim

18 Gusht 2021, 16:30, Aktualitet CNA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka mirëpritur ditën e sotme në Shqipëri ish Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler.

Ambasadorja e ShBA, Yri Kim ka pritur sot në një takim ish Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler.

Ajo i ka folur Butler për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese.

Butler do të veprojë si këshilltar në institucionin e ri të drejtësisë, Byroja Kombëtare e Hetimit e cila bashkëpunon me SPAK dhe mbështetet nga SHBA.

Statusi nga Ambasada

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri ish Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler. Ambasadorja Kim u takua me Steve për t?a mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese.





Lajmet e fundit nga