LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në Starovë/ Fermerët u vënë flakën mbeturinave, zjarri ‘përpin’ 2 hektarë parcela me misër e pemë frutore

18 Gusht 2021, 16:27, Aktualitet CNA
Zjarr në Starovë/ Fermerët u vënë flakën

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në fshatih Starovë në Berat.

Mësohet se fermerët u kanë vënë flakën mbeturinave dhe mbetjeve bujqësore por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi nga shkurret e ferrishtet në drejtim të tokave bujqësore.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 ha parcela të mbjella me misër,pemë frutore dhe vreshta.

Nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga zjarri,që është vënë në të gjitha rastet nga pakujdesia nga vetë fshatarët,duke shkaktuar dëme të mëdha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga