web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarret pushtojnë vendin, situata jashtë kontrollit në Vlorë/ “Zgjohet” Komiteti i Mbrojtjes Civile

3 Gusht 2021, 05:56, Aktualitet CNA

Prej më shumë se 10 ditësh, qarku i Vlorës është nën pushtetin e zjarreve.

Ndërhyrja me helikopter nuk ka mundur ta zgjidhte sot dhe në këto rrethana, kur situata ka dalë jashtë kontrollit, Ministria e Mbrojtjes dhe emergjencat civile, mengjesin e sotëm ka zhvilluar një mbledhje.

Pjesë e mbledhjes ishte edhe  edhe Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako, i cili përgjatë këtyre ditëve nuk është dukur.

Sipas Çakos, aktualisht në vend janë 3 vatra zjarri efektive.

Bëhet fjalë për dy vatra zjarri, një në Vaun e Dejës dhe një në fshatin Palokastër në qarkun e Gjirokastrës janë vënë nën kontroll. Ndërsa janë shuar vatrat në Fier, Ksamil, Mamurras e Përmet.

Nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka thënë se situata është serioze, sidomos në gadishullin e Karaburunit, ku vatrat e zjarrit kanë marrë përmasa të frikshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga