web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Armando Sadiku tregon makthin që ka përjetuar këto muaj në Bolivi

29 Korrik 2021, 11:24, Sport CNA

Armando Sadiku i ka dhënë fund aventurës së tij te Bolivar dhe po bëhet gati të kthehet në Europë për të vijuar karrierën e tij. Sulmuesi pritet të firmosë në ditët e ardhshme te Las Palmas në La Liga 2 në Spanjë. Por para se të largohej, ai ka shkuar të takojë ish-shokët e tij të skuadrës në stërvitje duke u uruar fat, ndërsa për mediat e pranishme ka treguar se pse gjërat nuk kishin shkuar ashtu siç shpresonte kur mori rrugën drejt Amerikës së Jugut.

?Këtu më ndodhi çdo gjë e keqe. Kështu është, përfundoi gjithçka. U sëmura. Nuk isha kurrë në 100%?, shpjegoi Sadiku arsyen se pse nuk ia doli që të shprehej në maksimum te Bolivar ku do të kujtohet vetëm për dy golat e tij në kampionat.

Ai ka treguar se mungesa e familjes së tij në La Paz, ia kishte bërë gjithçka më të vështirë dhe ambientimi me lartësinë kishte qenë një problem më vete. Një sëmundje në stomak pasi nuk u përshtat me ushqimin, ndikoi të gjithë përgatitjet e tij.

?Të them të vërtetën, mua më ndikoi shumë lartësia, nuk u përshtata kurrë këtu. Më ndodhën të gjitha gjërat më të këqija, u sëmura, nuk dhashë kurrë 100% dhe për këtë më vjen keq. Bolivar është një klub i madh, shpresoj që të shpallen kampionë. Do ta mbaj gjithmonë në zemër, më vjen keq që nuk mund të jepja gjithçka, por kështu janë gjërat?, theksoi sulmuesi i cili u kërkoi falje edhe tifozëve që nuk kishte mbajtur dot premtimet.

?Tifozët ishin të mirë, kërkonin gola siç është normale. Edhe tifozëve që kanë folur keq për mua, u kërkoj falje?, ishin fjalët e Sadikut para se të largohej nga Bolivar.





Lajmet e fundit nga