web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënderbeu mbyll merkaton, skuadra korçare nuk pret më afrime

28 Korrik 2021, 14:55, Sport CNA

Skënderbeu mbyll merkaton me afrimin e Bismarkut dhe Asantes. Me shumë mundësi këto të dy do të jenë lëvizjet e fundit në radhët e korçarëve për këtë sezon, pavarësisht dëshirave të trajnerit Migen Memelli për të afruar të tjerë futbollistë në repartin difensiv.

Veç Bismarkut që firmosi, edhe mbrojtësi Asantes është drejt konfirmimit si firmë e radhës te Skënderbeu, të paktën nga ato çfarë drejtuesit kanë parë te lojtari. Testi që do të vendosë për të ardhmen e mbrojtësit të krahut është ai ndaj Gjilanit pasditen e sotme, atje ku 24-vjeçari do të testohet nga Memelli si titullar në këtë takim, për të parë më saktësisht nëse do të jetë ai zëvendësuesi i Meksit në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ndërsa sa i përket Bismarkut, lojtari duket se ka një farë garancie në fushë dhe sigurisht që pritet të provohet se si do të funksionojë në dyshe me Mensah, që me shumë mundësi do të kthehet brenda kësaj jave. Kjo do të jetë me interes nga Memelli për të parë se si vija e parë e sulmit do të formohet me dyshen ganeze, që veç cilësisë, mund të jenë burim të ardhurash financiare te Skënderbeu.





Lajmet e fundit nga