web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetëm 1 kilogramë larg medaljes, Briken Calja renditet i katërti në Lojërat Olimpike

28 Korrik 2021, 12:43, Sport CNA

Briken Calja ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në Ljërat Olimpike “Tokio 2020”, por mbeti në vendin e katërt me vetëm 1 kilogramë larg medaljes. Shqiptari e mbylli me 151 kg garimin në stilin e shkëputjes, por ka bërë shumë më mirë në stilin e shtytjes.

31-vjeçari çoi 184 kg në tentativën e parë, ndërsa dështoi në të dytën me 188 kg. Fantastike prova e tretë e Caljes, i cili ia doli të ngrejë 190 kg. Sportisti kuqezi e mbylli dygarëshin me 341 kg të ngritura, duke u renditur në vend të katërt. Vetëm 1 kg ishte Calja larg medaljes se bronztë.





Lajmet e fundit nga