web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngritja e flamurit kuq e zi në Gurin e Kamjes/ Monumenti që vizitohet çdo vit nga qindra turistë

28 Korrik 2021, 13:52, Aktualitet CNA

109 vjet më parë, 4 muaj para shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, Flamuri Kuq e Zi u valëvit në Gurin e Kamjes nga trimat e Gorës, Mokrrës dhe Oparit nën drejtimin e Kajo Babjenit.

Pikërisht në këtë gur këta atdhetarë me ngritjen e flamurit shpallën çlirimin e zonës së Gorës dhe Mokrës.

Tashmë banorët e zonës dhe institucionet lokale e kanë kthyer në traditë të përvitshme festimin e kësaj dite duke demostruar edhe ngritjen e flamurit në këtë shkëmb natyror çdo vit më 28 korrik duke nderuar veprën dhe luftën e të rënëve. Në nderim të kësaj date është bërë e mundur këtë vit edhe ndërtimi i një memoriali i cili përshkruan edhe atë se çfarë ka ndodhur në këtë zonë.

Guri i Kamjes ndër vite ka pasur një pozicion të rëndësishëm gjeografik për të gjitha luftrat që zhvilloheshin në juglindje. Ata që zotëronin këtë gur, kishini mundësinë të  shikonin çdo lëvizje të armiqve. Guri i Kamjes është një monument natyre i cili vizitohet çdo vit nga qindra mijëra turistë të huaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga