web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna e Policisë Bashkiake ndaj tregtarëve ambulantë/ Meta thirrje Veliajt: Akt barbar, kujdes me ligjin

13 Korrik 2021, 14:54, Politikë CNA

Sot një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur po në Tiranë, ku policët e Veliajt, kanë dhunuar një grua të moshuar e cila kishte një karrocë me disa perime që po i shiste.

Një video ku shiheshin dy policë bashkiakë që largonin nga trotuari një shitëse ambulante, duke i hedhur në rrugë perimet që po shiste ka nxitur reagime të shumta.

Lidhur me këtë skandal ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta.

Në një postimin në rrjetet sociale Meta ka dënuar me forcë sjelljen e policëve, që sipas tij kanë qenë joprofesionale.

Kreu i shtetit, i bëri thirrje Bashkisë së Tiranë, të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikëri të ligjit dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

“Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme ligjërisht të disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë ndaj të moshuarve, shitës ambulantë.

I bëj thirrje Bashkisë Tiranë, që në mënyrën më të papërgjegjshme ka dhënë edhe në të kaluarën e afërt shembullin më të keq të marrëdhënies së pushtetit vendor me qytetarët, të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo institucion dhe autoritet.

Urdhëruesit dhe autorët e këtyre akteve arbitrare, që po kthehen në një fenomen të përsëritur dhe thellësisht shqetësues për banorët e kryeqytetit, meritojnë të marrin përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia!”/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga