web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bakshishet për mjekët/ Vasili: Sistemi në rrugën e gabuar, rregullatori autonomia e buxhetit

12 Korrik 2021, 14:17, Politikë CNA

Arrestimi i dy mjekëve Serdi Memini dhe Ervin Sulaj të cilët akuzohen se i morën para babait të Elmidin Dylit, 17-vjeçarit të plagosur në Velipojë nga shkëmbimi i zjarrit mes familjes Gjocaj dhe Ferracaku, ka nxitur reagime të shumta.

Vetë koleget e Spitalit të Traumës u hodhën në protestë, ndërkohë që një ngjarje e tillë, ngriti dhe shqetësimin me marrjen e rryshfetit nga bluzat e bardha, dhe pagat e ulta.

Ish ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka folur lidhur me këto zhvillime pasditen e sotme në ?Top Talk?.

Ai e vuri theksin tek keqadministrimi i sitemit, i cili detyron mjekët të marrin bakshishe, ndonëse sipas tij, kjo sjell probleme të egra, mjek-pacient.

?Asnjë mjek nuk është komod me atë lloj marrëdhënie.

Fut debate të egra në një marrëdhënie shumë familjare, se ai thotë të kam paguar dhe dua të marr shërbim perfekt.

Por mjekësia nuk është shkencë ekzaktë që çdo gjë të dali perfekt. Është sistemi rregullatori i kësaj çështje.

Në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë kur unë isha ministër 85% e buxhetit kalonte direkt në fondin e kujdesit shëndetësor.

Nuk kishim në atë kohë largim masiv të specialistëve.

Për shkak të autonomisë, të ardhurat kishte të drejtë ti përdorte si të donte.

Ky sitemi është në rrugë të gabuar?, shtoi Vasili./CNA.al





Lajmet e fundit nga