Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Gazetari Arsen Rusta ka zbardhur dosjen e operacionit “Shpirti” që u finalizua me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës.
I penduari i drejtësisë tregon, se si kreu i grupit kriminal shqiptar, Ilirjan Duçellari, arrinte të kalonte i qetë dhe i sigurt lëndën narkotike, si në rrugë tokësore, ashtu edhe në ato detare.
Ai tregon se Duçellari kishte mbështetjen edhe të Zëvendës Drejtorit të Policisë Vendore të Policisë Vlorë Ilirjan Balla, si dhe të Oficerit të Policisë të Drejtorisë së Kufirit & Migracionit Vlorë, Festim Lelaj.
Në këtë mënyrë, ai arrinte të garantonte një kalim të qetë të lëndës narkotike nga furgoni, me të cilin tranpsortohej lënda narkotike në rrugë tokësore nga vendi ku ajo mbahej e fshehur për t’u ngarkuar në mjetin lundrues gomone dhe transportimin e saj nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë, me sigurinë që policia nuk do të tentonte ta bllokonte.
Të gjitha veprimet e lidhura me transportimin tokësor të lëndës narkotike, me ngarkimin e saj në mjetin lundrues dhe trafikimin e saj, kryheshin në praninë e dy punonjësve të policisë, të cilët garantonin kryerjen e trafikimit të lëndës narkotike për në Itali.
Gjatë kësaj kohe, në sajë të lidhjeve që kishte me policinë drejtuesi i këtij grupi kriminal, “LIlirjan Duçellari bënte të mundur fikjen për një orë të radarit që kontrollonte bregdetin dhe ujërat kombëtare, duke realizuar nisjen e mjetit lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike në drejtim të Italisë dhe kthimin e tij bosh. Për fikjen e radarit, Duçellari i jept eFestim Lelës 15 mijë euro.
“Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqofte ishte armik me Drejtorin, ndërsa përsa i përket detit, Drejtorinë e Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, qe unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndoshë, me flokë të shkurtra, e di që ka nje lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhën vinte ke ne me nje Klas E, me ngjyrë gri, në 2005-2006.
Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afër për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e, me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashke me nje person tjetër, që ka thene qe edhe ai ishte një që punonte në polici, ishin moshatar, me floke te bardha, me duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t’i jepte 15.000 Euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë.
Momenti në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di, sepse për ngjarjen e 2015 une isha në Itali e siç kam thëne, nese nuk gaboj, ky Festimi, pasi Ilirjani është spostuar si Zevendes Drejtor në Dibër, me duket se edhe Festimin e kane spostuar gjithmone si Shefi Policise Komisariatit ne Diber.
Unë di që kur gomonia arrinte nga Italia në Divjakë, apo kur gomonia shkonta nga Italia në Divjakë, ky radar fikej e për rreth 40 min, 1 orë, ky radar fikej e sipas muhabeteve të bëra ke ?Lani? edhe makinat e policisë tokësore edhe ato të kufirit , sipas meje, ama policia e kufirit ka tip makina Land Rover, policia e kufirit është ajo që kontrollon bregun, e Lani më thotë që policia bënte.. themi.. vërente gjatë ngarkimit.
Domethënë donë të thotë që këta polica, për shembull janë ata që rrinë zakonishtë në postën e kufirit, unë nuk e di sa janë në vendin që fikin radarin, e mendje se janë një person a dy, rrinin aty kur gomonia ngarkohej.
Pjesa tjetër e punonjësve të policisë ishte në zonën ku ishte radari..edhe nga ana tjetër e detit, edhe nga ana e tokës kanë marrë 30 000 euro për punën që është kapur në 2015, sepse kur është bërë sekuestrimi afër Delta Forcë, asnjëri prej djemve si ka kërkuar lekë Lanit, sepse unë mund ti thoja shumë mirë: ?Unë e bëra, kam shkuar e kam mbaruar , ose djemtë që kanë angazhuar vetëm shtetit dhe e di që 15 000 janë paguar për tokën e 15 000 për ujin, domethënë detin ? e për pjesën detare, themi për ujin, ka folur me Festimin, ndërsa për pjesën tokësore, ai , Ilrijanin e kishte aty, e kishte 24 orë mbi 24 të pranishëm?
Ilirjani ka marrë pjesë kur gomonia është nisur e ka marrë pjesë normalisht, sepse e thashe3 edhe dje, që është marrë hard disku nga hoteli? sepse ishte parë Ilirjani? sepse është kontaktuar , kontaktonte me numra të tjerë, jo vetëm numrat që unë sillja këtu me vetë, por edhe numrat e tjerë, që ishin atje, që ishin numrat për Geni, për pjesën e detit, për atë të tokës?”, ka rrëfyer i penduari i drejtësisë./CNA.al
Katër anëtarë të familjes Gjoka nga Lezha, kanë mbetur të pl...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dosjen e Prokurorisë s...
Një aksion anti-kanabis është ndërmarrë sot nga Policia në r...
Shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë shkaku i aksidenti...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të mblidhet nesër për ...
Një e moshuar nga Maqedonia e Veriut e cila ka rrezikuar të ...
Të arrestuarit gjatë operacionit ndërkombëtar “Shpirti” , p...
Nga shpërthimi e disa bombulave në një hotel në Velipojë kan...
Nuk ndalen ngjarjet e rënda në Velipojë. Katër anëtarë të nj...
Ora, 07.05 e mëngjesit të së Dielës ka qenë fatale për famil...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në V...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në a...
Një shqiptar dhe një italian janë rrahur brutalisht jasht nj...
Maksim Sota, prokurori i Vlorës, i arrestuar në kuadër të op...
Një hetim i nisur që në vitin 2019, më 21 nëntor kur policia...
Ish-Ministri socialist Arben Malaj ka paditur në prokurori n...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku 45-vjeçar është ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Velipjës, ku...
Dy mjekë të Spitalit të Traumës në Tiranë, kanë rënë në pran...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...