web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Familja në mes të zjarrit/ Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Velipojë

4 Korrik 2021, 06:11, Kronika CNA

Ora, 07.05 e mëngjesit të së Dielës ka qenë fatale për familjen Gjoka në Velipojë.

Ata janë gjendur mes flakëve në hotelin ku ndodheshin nga shpërthimi i  bombulës së gazit.

Në gjendje të rëndë nga djegiet kanë përfunduar A. Gjoka, 30 vjeçe, D. Gjoka, 18 vjeçe, K. Gjoka, 15 vjeçe, dhe E. Gjoka, 11 vjeç.

Pasi iu janë dhënë mjekimet  e para në Spitalin e Shkodrës, të plagosurit do të nisen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, ndërkohë që gjendja e tyre raportohet të jetë kritike, për shkak të djegieve të shumta./CNA.al





Lajmet e fundit nga