Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dosjen e Prokurorisë së Posaçme për operacionin ?Shpirti?, që u finalizua me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës.
Në dosjen e Prokurorisë, janë përgjimet e grupeve kriminale, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer para autoriteteve italiane fakte e prova që kompromentojnë dhe implimentojnë në veprimtari kriminale prokurorin Maksim Sota.
Donjol Drolli, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, thotë se kreu i grupit kriminal, Ilirjan Ducellari, ku ai bënte pjesë, i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit Sota jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët.
Sipas tij, prokurori kishte dijeni që Ilirjan Ducellari (Zaimi) ishte i përfshirë në trafik drove dhe pavarësisht kësaj ai ka qëndruar në këtë banesë.
?Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, Donial Drolli, dhe veprimet hetimore të kryera, rezulton se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar, shtetasi Ilirjan Duçellari/Zaimi (Lani) kishte lidhje edhe me prokurorin Maksim Sota, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Shtetasi Ilirjan Duçellari/Zaimi ju kishte siguruar një shtëpi të marrë me qira, të cilën e paguante Lani dhe në atë shtëpi kishte qëndruar prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen Shusha. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Donial Drolli, ka deklaruar se prokurori Maksim Sota kishte dijeni se shtetasi Ilirjan Duçellari/Zaimi ushtronte aktivitetet kriminal në fushën e narkotikëve?, thuhet në dosje.
Kundër prokurorit Sota ka folur edhe i penduari tjetër i drejtësisë, Mariglen Shusha, i cili ka thënë se ?Prokurori bisedonte me kreun e grupit kriminal, Ilirjan Duçellari, për problemet të ndryshme që kishte me drejtësinë dhe institucionet?. Sipas tij, Sota ishte angazhuar për zgjidhjen e këtyre problemeve.
?Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, Mariglen Shusha, ai ka deklaruar rrethana takimi dhe bisedimi mes drejtuesit të grupit kriminal, Ilirjan Duçellar (Lani) dhe prokurorit Maksim Sota, për probleme të ndryshme që kishte me drejtësinë dhe institucionet shtetërore, duke detajuar raste konkrete, për të cilat prokurori Maskim Sota ishte angazhuar për zgjidhjen e këtyre problemeve. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen Shusha, ka deklaruar faktin se shtetasi Ilrjan Duçellari (Lani) ju kishte siguruar një banesë me qira, të cilën e paguante ai dhe aty kishin qëndruar bashkë me prokurorin Maksim Sota dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë, Mariglen Shusha, ndërkohë që më parë në atë banesë kishte qëndruar edhe Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë, Ilirjan Balla. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen Shusha, ka deklaruar se prokurori Sota ishte shok me Lanin dhe se ishte në dijeni se bashkëshortja e tij qëndronte me fëmijën e sëmurë në Romë, të cilët i kanë ndihmuar shtetasit Orhan Duçellari dhe Ilirjan Ducellari?, thuhet më tej në dosjen e SPAK.
Për këtë arsye, Prokurori e Posaçme ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës ndaj Maksim Sotës dhe gjykata ka caktuar masën e sigurisë ?arrest në shtëpi?.
Sota është shoqëruar sot nga banesa e tij në drejtim të Gjykatës së Posaçme, ku pritet t?i komunikohet masa e sigurisë./CNA.al
Një aksion anti-kanabis është ndërmarrë sot nga Policia në r...
Shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë shkaku i aksidenti...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të mblidhet nesër për ...
Një e moshuar nga Maqedonia e Veriut e cila ka rrezikuar të ...
Të arrestuarit gjatë operacionit ndërkombëtar “Shpirti” , p...
Nga shpërthimi e disa bombulave në një hotel në Velipojë kan...
Nuk ndalen ngjarjet e rënda në Velipojë. Katër anëtarë të nj...
Ora, 07.05 e mëngjesit të së Dielës ka qenë fatale për famil...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në V...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në a...
Një shqiptar dhe një italian janë rrahur brutalisht jasht nj...
Maksim Sota, prokurori i Vlorës, i arrestuar në kuadër të op...
Një hetim i nisur që në vitin 2019, më 21 nëntor kur policia...
Ish-Ministri socialist Arben Malaj ka paditur në prokurori n...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku 45-vjeçar është ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Velipjës, ku...
Dy mjekë të Spitalit të Traumës në Tiranë, kanë rënë në pran...
Policia e Tiranës ka bërë të mundur parandalimin e një ngjar...
Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin nr.62-2021-3433(...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...