LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studentët krijojnë pajisjen që ndal shpejt humbjen e gjakut nga plagët me thikë

3 Korrik 2021, 14:52, Tech CNA
Studentët krijojnë pajisjen që ndal shpejt humbjen e gjakut nga

Një student ka dizejnuar një pajisje që mund të ndalojë shpejt humbjen të gjakut nga një plagë me thikë duke ushtruar presion në zonë.

Joseph Bentley, një student i vitit të fundit për dizajnin dhe teknologjinë e produkteve në Universitetin Loughborough, zhvilloi REACT, aktualisht në fazën e prototipit.

Pajisja synon zonat e plagëve që normalisht janë të vështira për tu trajtuar, të tilla si ato në sqetull, ije dhe bark.

Një goditje me thikë mund të bëjë të rrjedhë gjak deri në humbje të jetës në vetëm pesë minuta, kështu që përparësia e mjekëve është të ndalojnë humbjen e tepërt të gjakut.

Ai tha se REACT është më i shpejtë dhe më efektiv sesa metoda tradicionale e fashimit të plagës dhe mund të hiqet në mënyrë të sigurt në kirurgji pasi t?i ketë shërbyer qëllimit të tij.

Kur i plagosuri shkonte në spital, kirurgët përpiqen të heqin garzë nga një plagë, por ajo shpesh çan mpiksjen e gjakut, duke bërë që gjakderdhja të fillojë përsëri.

?REACT? punon si tullumbace në brendësi dhe mund të hiqet në mënyrë të sigurt duke lënë mpiksjen të paprekur,’ tha Bentley.

Pajisja është e përbërë nga dy pjesë: një mëngë silikoni, e njohur si tamponadë dhe një pajisje dore, e quajtur aktuator.

Tamponada fillimisht futet në plagë dhe pastaj lidhet me aktuatorin, pastaj pasi të vendoset pajisja në plagë, aktuatori pastaj fryhet në një presion të përcaktuar bazuar në vendndodhjen e plagës, për të parandaluar gjakderdhjen e brendshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga