web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Ëndrra e Zvicrës ndalet te penalltitë, Spanja gjysmëfinalistja e parë

2 Korrik 2021, 18:49, Sport CNA

Emocione, spektakël dhe lot! ?Ruleta ruse? e penalltive i buzëqesh Spanjës. Pas 120 minutave të mbyllura në barazimi 1-1, skuadra iberike e drejtuar nga Luis Enrike, arriti të triumfonte me 11-metërsha, 1-3, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e EURO 2020.

FT: ZVICËR-SPANJË 1-1 (1-3 me penallti)

Shaqiri 68? / Zakaria 8? (autogol)

PENALLTITË:

 

77? Zvicra mbetet me 10 lojtarë, Frojler ndëshkohet me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar ndaj Morenos në mesfushë. Futbollisti i Atalantës ?tradhton? helvetët.

 

68? GOOOOOL ZVICRA 1-1/ Xherdan Shaqiri vendos baraspeshën. Në festë zviceranët!  Pas asistit të Freuler nga e djathta, futbollisti me origjinë shqiptare, nuk ka falur në afërsi të pikës së penalltisë duke e dërguar topin në cepin e portës.

 

8? GOOOOL SPANJA 0-1/ Devijimi fatal i Zakarias, iberikët gjejnë rrugën e rrjetës. Pas një predhe të Zhordi Albës me të majtën nga jashtë zonës, topi u devijua me kembë nga Zakaria dhe përfundoi në rrjetës. 

 





Lajmet e fundit nga