Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryeministri Edi Rama në një dalje të tij për mediat, por edhe ministri i Brendshëm dje gjetën justifikime spektakolare, duke theksuar se nuk kishin përgjegjësi morale për ngjarjet e fundit të ndodhura në vendin tonë, ku brenda 48 orëve pati një bilanc lufte, pa folur për viktimat e muajit qershor, që janë shifra të frikshme nga aksidentet dhe vrasjet.
Rama dhe Çuçi gjithë fajin ja hodhën prokurorëve, drejtësisë, atyre që nuk po kalojnë ende në vetting, pra që pak a shumë Rama kërkoi që të largoheshin nga sistemi, sepse përgjegjës ishin ata dhe gjykatat që nuk jepnin vendime të forta ndaj personave që kallëzoheshin penalisht nga policia.
Në fakt, paralel me të Rama tha se do të kishte një reformë në Policinë e Shtetit. Pra, pranoj pak a shumë se i ka ndodhur një dështim me Policinë. Policia është shumë hapa pas në rezultatet konkrete që duhet të ketë në luftën me krimin.
Pra Rama tha se do të lëvizen drejtorë qarqesh, do të ketë një reformë strukturore të fortë të policisë, që do të thotë se Rama ka pranuar dështimin e Policisë së Shtetit, në luftën ndaj krimit dhe këtë po e bën, pra reformën, duke përshpejtuar afatet. Një reformë normale apo ndryshime normale mund të ishin disa muaj më vonë, por Rama pa dashje pranon se rendi dhe siguria në vend kanë probleme.
Përtej reformës në drejtësi, e cila duket se ka hequr gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, por është përdorur edhe si sopatë nga elementë të caktuar për hakmarrje ndaj edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve të ndershëm. Nuk ka qenë i gjithë sistemi i pisët, ka pasur mjaft prokurorë, zyrtarë të ndershëm, njerëz që kanë ikur për 7 milionë lek të vjetra, ndërkohë që personazhe politike, bashkëpunëtorë të Edi Ramës sot flitet që kanë pasuri me miliona euro. Kanë shuma të mëdha parash dhe prona të paluajtshme.
Por askush nuk i heton. Reforma në drejtësi u bë për SPAK, u bë për të pasur një drejtësi të pastër. Në fakt që të kemi një drejtësi të pastër duhet të luftojmë së pari politikën e korruptuar dhe segmentet e saj që më pas tentojnë të kontrollojnë drejtësinë.
Pra është politika ajo që kap drejtësinë dhe e përdor për interesat e saj korruptive. Pra është pushteti ai që korrupton dhe drejtësinë për interesat e tij. Ende sot nuk ka një hetim të qartë nga SPAK për korrupsionin dhe aferat e qeverisë, për korrupsionin e inceneratorëve, për koncesionet e qeverisë ?Rama? gjatë këtyre tetë viteve, të cilat kanë rënduar borxhin publik, duke e kaluar atë në rekordin e shifrave historike, mbi 83%.
Nga ana tjetër, nuk ka hetime nga SPAK për bashkëpunëtorët e Edi Ramës, zyrtarë të lartë, deputetë, ish deputetë, të cilët shkojnë në pushtet, mbushin xhepat dhe më pas dalin dhe qarkullojnë paratë e tyre si të ishin njerëz të ndershëm pa bërë asnjë gjë. Kapin edhe poste publike, bëjnë edhe pazare dhe nga ana tjetër shantazhojnë, intimidojnë e godasin drejtësinë, të renë apo të vjetrën për interesat e tyre korruptive, të cilat i lidhin pazgjithshmërisht me qeverinë.
Prandaj dalja e Ramës sot nuk ishte asnjë gjë tjetër, thjesht dhe vetëm pranimi i dështimit të tij dhe Bledi Çuçit në menaxhimin e rendit dhe sigurisë publike, duke drejtuar gishtin sërish nga drejtësia.
Por në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Drejtësia që të bëjë punën e saj duhet të lihet e lirë nga politika dhe të mos shantazhohet, nga bashkëpunëtorët e qeverisë, nga ortakët e koncesioneve korruptive të pushtetit dhe kjo nuk bëhet nga Edi Rama, pasi ai deri diku, për të mos thënë kontrollon totalisht drejtësinë e SPAK-ut të Ben Krajës, si ish hetues i diktaturës, i cili nuk hap dosjet e vërteta të korrupsionit, por ato që janë ?dosje zjarri?, pra që mund të ?djegin? koka politike apo ish drejtues politik, i merr i mbyll, i kalon në gjykata më të ulta apo bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Prandaj, Rama, përtej armiqësisë që tregon te drejtësia se janë ata për institucionet përgjegjës, për vrasjet dhe shpejtësinë e madhe të njerëzve i ka thjesht dhe vetëm një justifikim. E vërteta është krejt ndryshe. Përgjegjësia është e ministrit të Brendshëm, e kryeministrit dhe e strukturave në varësi të tyre. Drejtësia ka gjynahet e saj, ajo nuk është e pastër, por nuk është më e fëlliqur se banda politike e pushtetit./CNA.al
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për rindërt...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vijon puna për ripa...
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zae...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Kr...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar me tone të forta, pa...
Bledi Çuçi, Ministri i Brendshëm, të vetmet meritë që ka der...
Kreyeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një konfer...
Përplasjet mes kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli dhe deg...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për media...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një deklarate për mediat, sot k...
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi një ditë më parë doli në med...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot se ndryshimet në ...
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas lajmit t...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot edhe në lidhje me një l...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për media...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi humbi zgje...
Deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me raporti...
Përplasjet mes Dritan Lelit, kryetarit të Bashkisë Vlorë dhe...
Presidenti Ilir Meta, është shprehur i shqetësuar dje për zj...
Ish-Ministri socialist Arben Malaj ka komentuar ngjarjet e f...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...