LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari bën paralajmërimin e fortë/ Meta dhe Basha do shpallen “non grata” në SHBA

19 Qershor 2021, 17:54, Politikë CNA
Gazetari bën paralajmërimin e fortë/ Meta dhe Basha do shpallen

Gazetari Alfred Peza ka bërë një paralajmërim të fortë, teksa ka ka bërë një analizë të situatës politike.

Peza paralajmëron se pas shpalljes ?non grata? të ish-kryeministrit Sali Berisha, radhën e ka presidenti Ilir Meta dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Ai deklaron se pasi mori mandatin e tretë për të drejtuar PD-në, Lulzim Basha është në testin e makinës së të vërtetës, përballë demokratëve, shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

?Tani Lulzim Basha e ka mandatin e kryetarit të partisë dhe askush nuk mund tia heqi dot nga dora, madje as Sali Berisha vetë, pavarësisht se duket që e dëshiron aq shumë këtë kohë. Me një numër mjeran votash të fituara në zgjedhjet e 25 prillit si kandidat i PD për deputet në qarkun e Tiranës, me malin më të lartë të akuzave që një ish lider i këtyre përmasave politike ka patur ndonjëherë në kurriz në botën demokratike postkomuniste, Sali Berisha është më i dobët se kurrë në këto 30 vjet.

Pas kësaj Lulzim Bashës nuk do i duhet të bëjë ndonjë heroizëm të madh, sepse kokën politike të Sali Berishës ia kanë sjellë me një tepsi të argjendtë, partnerët tanë strategjikë. Kazusin për ta ?vrarë? atë politikisht, ia kishin bërë gati me kohë, mjafton që ta largojë nga Grupi Parlamentar i PD në shtator sipas të njëjtës praktikë që janë larguar edhe të tjerë pasi u shpallë ?non grata? nga SHBA. Nëse nuk e bën, faji për këtë nuk është më as i demokratëve, as i shqiptarëve dhe as i perëndimit, por vetëm i tij.

Ndaj radha për ti ?hequr shikimin? në Shqipëri pas Sali Berishës dhe Ilir Metës, nga ana e aleatëve tanë strategjikë, i vjen Lulzim Bashës. Sepse nëse ai nuk distancohet prej tyre, nëse nuk shkëputet prej tyre, nëse nuk krijon largësinë e cuaktuar ?higjenike? me ta brenda sistemit demokratik, do të thotë se ai është si ata. Madje Lulzim Basha pas kësaj është ata, sepse nuk ka asgjë që ta diferencojë nga ata. Ndaj duhet trajtuar si i barabartë mes të barabartëve në mëkatet të pushtetit, me Sali Berishën e Ilir Metën?, shprehet ai në një shkrim për Alpenews.

Ai thekson se tashmë bilbili ka rënë, loja ka nisur dhe lojtarët e parë po vrapojnë në fushë, ndërsa sipas tij, të tjerë akoma, po bëhen gati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga