web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbytjet në plazh/ Pushuesit nga Kosova denoncojnë skandalin në Velipojë: Ambulanca vonoi një orë

13 Qershor 2021, 10:58, Aktualitet CNA

Dhjetera pushues nga Kosova kanë protestuar sot për shkak se në plazhe mungojnë rojet, dhe ekipet mjekësore që të japin ndihmë për personat në rrezik mbytje.

Kjo protestë vjen, pasi një ditë më parë u mbyt në Velipojë një pushues rreth 40 vjecc nga mungesa e vrojtuesve dhe ndihmës së para.

Ata kanë denoncuar gjithashtu për mediar see urgjenca është vonuar më shumë se një orë.

Pushuesit thonë se do largohen nga bregdeti shqiptar në rast se nuk merren masa të menjëhershme për rojet bregdetar dhe ekipet mjekësore.

?Dje ka shkuar djali 43 vjeçar, iku për shkak të mosdijes, ka pësuar infrakt, për shkak të ujit që ka qenë i ftohtë, veç e ka lëshuar dorën, dhe më pas ka pirë ujë. Edhe një femër ashtu para disa ditëve, lus pushtetin qeveritar, qysh dinë me na marrë lekë, atëherë duhet dhe të na bëjnë shërbim. Krejt bregdeti vend më të bukur dhe më të mirë nuk ekziston se Velipoja?, shprehet një prej protestuesve.

 ?Emergjenca ka vonuar shumë, nuk i është dhënë kujdesi mjekësor, është vonuar urgjenca më shumë se një orë, unë nuk e di sa bën që të vijë emergjenca nga Shkodra këtu, por duhen të paktën 3 emergjenca që të jenë këtu. Këtu janë të gjitha moshat, që te fëmijët, deri te të porsalindurit dhe të moshuarit?, thotë një tjetër pushuese./CNA.al

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga