web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zhduku provat për Henri Çilin dhe mbylli shumë dosje/ Bëmat e prokurorit që iu la plumbi në dritare

12 Qershor 2021, 09:56, Aktualitet CNA

Dje në media, kryefjalë është bërë edhe prokurori i Përmetit Asllan Bajramaj.

Ai u raportua se ka bërë një  kallëzim në polici  pasi ka marrë një ‘mesazh’ kërcënues, me anë të një plumbi të gjetur në dritaren e zyrës së tij.

“Në prokurori jemi 20 punonjës hetimi.  Duhet të zbardhur se për kë  ishte,  unë nuk  kam  në dorë dosje të rëndësisë së veçantë, nuk kam asnjë  armik  dhe nuk dyshoj tek askush, ja  kam lënë në dorë hetimit”, ka thënë Asllani dje për mediat.

Bajramaj ka thënë se nuk ka në duar asnjë dosje të rëndësishme, por më herët ka pasur të tilla dosje.

Po i risjellim më poshtë disa nga çështjet që ka kaluar nëpër duar prokurori  Asllan Bajramaj.

Prokurori Asllan Bajramaj kundër lirimit të Ermal Hoxhës

Prokurori Asllan Bajramaj, në Shtator të vitit 2018,  ka kundërshtuar lirimin me kusht të Ermal Hoxhës, nipit të diktatorit në Gjykatën e Fierit, por gjyqtari i çështjes Pirro Sota i rrëzoi kundërshtimet e Prokurorisë si të pabazuara dhe Hoxha u la i lirë.

Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha ishte arrestuar më 14 janar 2015 si pjesë e organizatës kriminale që kishte ngritur një laborator të prodhimit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Ai u dënua me 10 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa në Apel dënimi u reduktua me 1/3 në 6 vjet e 8 muaj burg.

Në kërkesën për lirimin me kusht, Hoxha pretendonte se burgu e kishte arritur qëllimin e riedukimit dhe se ai është i gatshëm të riintegrohej në shoqëri.

Por, prokurori Asllan Barjamaj, e kundërshtoi në atë kohë kërkesën e Ermal Hoxhës me argumentin se ai nuk kishte ?arsye të veçanta? dhe se vepra e kryer prej tij përfshihej në format e sofistikuara të krimit në Republikën e Shqipërisë.

?Nuk ka asnjë provë ose të dhënë që i dënuari paraqet arsye të veçantë që mundet të ligjërojë lirimin e tij para kohe dhe vënien e tij në provë.

I dënuari nuk paraqiti në gjykim asnjë deklaratë ku të tregojë pendim për veprimet e kryera dhe të kërkojë falje, nuk ka bashkëpunuar në asnjë moment me organet e drejtësisë dhe as nuk ka kryer ndonjë veprim tjetër që të krijojë bindjen se me punën dhe qëndrimin e tij është arritur rehabilitimi..? argumentonte prokurori Barjamaj.

Por Gjykata rrëzoi prokurorin Bajramaj.

Prokurori Asllan Bajramaj dyshohet se amnistoi Henri Çilin

Një tjetër çështje që ka kaluar në duar prokurori Asllan Bajramaj, është rasti i Henri Çilit.

Kujtojmë se në vitin 2020 , pronari i UET, Henri Çili u arrestua pas finalizimit të operacionit ?Mezhgorani? dhe ndaj tij rëndonin 6 akuza.

Sipas hetimeve, Çili, dyshohej për të paktën 6 vepra penale: ?Fshehja e të ardhurave?, ? Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Mashtrimit?, ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike? dhe ?Falsifikimi dokumenteve? në bashkëpunim.

Me 2 Mars 2020, Shqiptarja.com., ngriti dyshime mbi  prokurorin e çështjes, Asllan Bajramaj, i cili çuditërisht zhduku në kërkesën që i bëri Gjykatës një nga provat kryesore të siguruara kundër Henri Çilit.

Fjala ishte për takimin e zhvilluar më 14 janar 2020 në Hotel Tirana mes Henri Çilit dhe ?një drejtuesi të një organi të lartë të drejtësisë?, të cilin e përmend vetë prokurori në kërkesën, me të cilën më 27 shkurt i kërkon leje Gjykatës së Përmetit të ushtrojë kontroll ndër të tjera edhe në zyrën e Henri Çilit.

Sikurse shkruante prokurori, ?ndërhyrjet e shtetasit Henri Çili tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, rezultonin në përmbajtjen e bisedës së datës 14.01.2020 të zhvilluar në ambientet e International Tirana Hotel, ku një drejtuesi të një organi të lartë të drejësisë, i është kërkuar që të ndikonte që kërkesat e të dënuarve për të cilët ai ka ndërhyrë të bëheshin sa më shpejt.

Nga ana e këtij funksionari ka marrë përgjigje që do të ishin në 50 të parat. Pas këtij takimi, shtetasi Henri Çili ka marrë në telefon kunatin Gazmir Hajdani dhe i ka thënë që çdo gjë është ok?.

Sikurse e shpjegonte vetë prokurori në aktet e hetimit, flitet për të ndihmuar të dënuarin me burgim të përjetshëm Arbjon Aliko dhe Alban Aliko (i dënuar me 18 vjet) – të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s më 2015 në Lazarat – dhe Feti Yzeirajn, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Shefo Durajt.

Prokurori Asllan Bajramaj u denoncua në emisionin investigativ

Pra, prokurori Asllan Barjamaj nuk është i panjohur për mediat dhe opinionin publik. Ai ka qenë pjesë e një raportimi në emisionin investigativ ?STOP?, ku për një gabim të tij, apo siç e quan ?ngatërresë? i bllokoi pa të drejtë një shtetasi mjetin e tij për të paktën 4 muaj.

Siç ka raportuar më herët CNA.al, prokurori Asllan Barjamaj edhe në raportet e institucionit del si një person që shumicën e çështjeve nuk i fillon, i pezullon, i pushon ose i transferon.

Në një dokument zyrtar të prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë në Përmet gjatë analizës për vitin 2017, saktësisht për periudhën Janar ?gusht 2017, gjithsej kishte trajtuar 46 procedime penale , ( pa mosfillimet )nga të cilat : 15 procedime penale i ka mosfilluar, 14 procedime penale i ka pezulluar, 16 procedime penale i ka pushuar, 12 procedime penale i ka dërguar për gjykim dhe 4 procedime penale i ka transferuar.

Pasuria e prokurorit Asllan Bajramaj

Sa i përket pasurisë, sipas të dhënave në ILDKPKI, prokurori Bajramaj, i cili ende s?ka dalë në Vetting, rezulton i varfër sa për ti qarë hallin.

Ai deklaron se e ka filluar punën duke marrë kredi për blerje kompjuteri, pastaj kredi për makinën e tij, më pas makinë me kredi për bashkëshorten dhe në fund një kredi për shtëpi në Fier.

Asllan Barjamaj, sipas deklaratave të pasurisë jeton me pagën e tij dhe të bashkëshortes dhe e vetmja pasuri e krijuar është shtepia në Fier ku dhe ka një borxh prej gati 40 mijë euro nga të cilat 10 mijë tek një person privat./CNA.al

Kush është Henri Çili dhe si denoncohej nga CNA.al

Detajet/ Kur e ndryshoi emrin Henri Çili

Gjashtë akuzat kundër pronarit të UET/ Henri Çili flet pas arrestimit

Dokument/ ?Legal Studio? është 100% pronë e Henri Çilit dhe zyrë e UET për akte juridike, bankare e dorëzani pasurore

Skandali-?Dosja Çili?/ Pse u fsheh identiteti i drejtuesit të lartë që premtoi favore të paligjshme

Çfarë e lidh arrestimin e Henri Çilit me Ben Blushin dhe Ardian Dvoranin?!





Lajmet e fundit nga