Connect with Us

Detajet/ Kur e ndryshoi emrin Henri Çili

Lajme

Detajet/ Kur e ndryshoi emrin Henri Çili

Publikuar

-

Policia ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion, ku në pranga është vënë edhe pronari i UET, Henri Çili.

Arrestimi i Çilit është bërë pas një urdhër arresti të lëshuar nga prokuroria, pasi dyshohet për ndikim të paligjshëm në sistemin e drejtësisë, për të liruar nga burgu të dënuarit e bandës së Lazaratit.

Henri Çili që e njeh opinioni publik, është një personazh kompleks që nga media shkoi pedagog e më pas pronar i një universiteti privat, që shpesh “shkëlqen” mediatikisht, por plot me re të zeza sipër dhe skandale në opinionin publik.

Ai njihet në opinionin publik si Henri Çili, por në fëmijëri emri i tij ka qënë Naim Çili.

Ky i fundit ka lindur në në një shtëpi pas shinave të trenit, buzë rrugës nacionale  dhe u quajt Naim.

LEXO EDHE:  Opinion-Largimi i Ben Blushit/Henri Çili: Thellësisht i majtë/Spartak Ngjela: Nuk ka impakt si lider

CNA.al ka zbardhur më parë detajet, sesi dhe kur e ndryshoi emrin Henri Çili.

Ndryshimi i emrit nga Naim në Henri, është bërë nga komuna e Fushë Labinotit, në 27 tetor të vitit 1995, me vendimin vendimin nr 11-4.

Mesa duket emri Naim”ishte një “barrë” tepër e rëndë për Henri Çilin, dhe nuk do të mund të arrinte “shkëlqimin” e sotëm.

Në linkun më poshtë të gjitha detajet se si dhe kur e ndryshoi emrin Henri Çili./ CNA.al

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

Ndikim tek gjyqtarët për të liruar të arrestuarit për drogë/ 11 persona në pranga, mes tyre edhe Henri Çili  

Kush është Henri Çili dhe si denoncohej nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Lajme

Freedom House: Shqipëria rënie me një pikë, penalizojnë protesta për Teatrin dhe vrasja e Klodian Rashës

Publikuar

-

Nga

Organizata Freedom House arriti në përfundimin se në vitin 2020 aktorët autoritarë u bënë më të guximshëm, ndërsa demokracitë më të mëdha përballeshin me problemet e brendshme, duke sjellë si rezultat një rënie për të 15-in vit me radhë në lirinë botërore.

Freedom House nxorri raportin e saj vjetor të vitit 2021 për Lirinë në Botë, sipas së cilit hendeku mes rënieve dhe përmirësimeve në nivelin e lirisë u thellua. Sipas raportit, Shqipëria ka rënë një pikë më poshtë, ndërsa Kosova dy pikë. Maqedonia e Veriut ishte një nga historitë e suksesit me tri pikë përmirësim nga një vit më parë.

Sipas raportit Freedom House, Ballkani është mes rajoneve që kanë pësuar rënie, por ka shënuar edhe disa përparime. Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të mbeten pjesërisht të lira, dhe kanë pësuar një rënie prej një pike dhe dy pikësh respektivisht.

Shqipëria nga 67 pikë vitin e kaluar, ka 66 pikë këtë vit me një pikë rënie në kategorinë e të drejtave të grumbullimit dhe organizimit, lidhur me dy ngjarje.

“Ne pamë rënie në lirinë e grumbullimit, për shkak të dhunës midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në maj, gjatë shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Një tjetër arsye për shqetësim ishte kur në dhjetor policia vrau një qytetar që kishte shkelur urdhrin për orën policore. Këto kontribuuan në rënien në kategorinë e lirisë së grumbullimit”, tha bashkëautorja e raportit Amy Slipowitz.

Kosova pësoi një rënie prej dy pikësh gjithsej nga 56 në 54, që u atribuohen rënieve në kategoritë e procesit elektoral dhe pluralizmit politik.

“Kjo kishte të bënte me miratimin e qeverisë së kryeministrit Hoti nga një shumicë me një vote diferencë të një deputeti që kishte qenë i dënuar”, thotë Amy Slipowitz, bashkëautore e raportit dhe menaxhere për kërkimet në Freedom House.

Parregullsia e këtij procesi solli rënie.

“Ishte gjithashtu edhe rënia në kategorinë për opozitën për shkak se garda e vjetër politike orkestroi rënien e qeverisë së Albin Kurtit të partisë Vetëvendosje”, tha zonja Slipowitz.

Megjithë rënien e rajonit, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar rritje, madje me 3 pikë më shumë se vitin e kaluar Maqedonia e Veriut është një nga vendet e përmendura për rritje të konsiderueshme në raport.

“Qeveria reformiste e Maqedonisë së Veriut u rizgjodh dhe institucionet e saj kryesisht e kanë rimarrë veten nga dëmet e shkaktuara nga ish-kryeministri, Nikola Gruevski”, thuhet në raport.

LEXO EDHE:  Henri Çili i gatshëm të tradhtojë njerëz dhe ideale për ‘’Zotin Para’’’

LEXO EDHE:  Fondacioni Mapo, projekt fitues i Ministrisë së Kulturës

2020-a ishte një vit ku pandemia e koronavirusit mbizotëroi në botë jo vetëm si krizë shëndetësore dhe Shtetet e Bashkuara pësuan një rënie të konsiderueshme në nivelin e demokracisë. Fredoom House thotë se pasojat ndjehen në gjithë botën.

“Kur vendet demokratike pësojnë rënie, ose tregojnë dobësi, kjo u jep aktorëve autoritarë diçka për të përmendur dhe hapësirë për të pretenduar se demokracia është një sistem inferior”, thotë bashkëautorja e raportit, Sarah Repucci, nënpresidente për studime dhe analizë në Freedom House.

Liria në Shtetet e Bashkuara ra me tre pikë dhe në dekadën e fundit ka rënë 11 pikë, një rënie e thellë që tashmë e vendos vendin më pranë shteteve me insitucione të dobëta si Rumania dhe Panamaja.

Dëmi më i madh thotë për demokracinë amerikane thotë zonja Repucci, ishin përpjekjet e Presidentit Trump për të përmbysur vullnetin e votuesve amerikanë dhe pretendimet e tij të pabaza për mashtrime në zgjedhje.

Duke përmendur si shembull ngjarjet e 6 janarit, ekspertët e organizatës Freedom House që ka matur nivelin e lirisë në botë prej dekadash, thonë se propagandistët në botë përdorin pikërisht këtë argument kundër vendeve demokratike.

“Administrata e Presidentit Biden duhet ta bëjë përparësi konsolidimin e demokracisë, ne duhet të riparojmë dobësitë afatgjata dhe jo të përqendrohemi në zgjidhje afatshkurtra”, thotë zonja Repucci.

Megjithatë studiuesit vënë në dukje se fakti që sistemi gjyqësor funksionoi tregoi forcën e demokracisë.

Freedom House përmend si një nga shqetësimet kryesore rolin e Kinës si në fshehjen përmasave të pandemisë, ashtu edhe në përpjekjet për shtrirjen e ndikimit në botë.

Megjithë rënien në nivelin e lirisë, Freedom House arrin në përfundimin se demokracia në shumë pjesë të botës vazhdoi të tregojë aftësinë e saj ripërtëritëse, siç kanë treguar protestat në vende si Malawi, Myanmar dhe Rusia./VOA

LEXO TE PLOTE

Lajme

Platformat më të mira për të mësuar online në 2021

Publikuar

-

Nga

 Në kohët e vështira që jetojmë sot, kemi parë që çdo gjë po rikthehet online. Pjesë e këtij transformimi është padyshim edhe sfera e arsimit, ku edhe pse platforma të të mësuarit online kanë ekzistuar shumë kohë para se pandemia të bëhej pjesë e përditshmërisë sonë, nuk mund të mohojmë faktin që përdorimi i tyre është shumëfishuar gjatë muajve të karantinës si edhe në kohën e tanishme.

Në këtë artikull do të shohim disa nga platformat më të mira të të mësuarit në botë, si edhe në Shqipëri, të cilat i vijnë në ndihmë çdo personi që dëshiron të mësojë, nga studentët, tek gjithë pjesa tjetër.

Khan Academy

Khan Academy është një ndër platformat lider në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila përmban mësime online tërësisht falas për të gjithë personat që dëshirojnë të mësojnë duke përdorur këtë platformë. Kjo platformë njihet më tepër për mësimet që posedon në matematikë, sidomos për maturantët amerikanë që duan të përgatiten për provimet SAT.

EdX.org

Platforma EDX.org njihet për kurset falas në nivel universiteti. Kjo platformë është krijuar nga Harvard në bashkëunim me MIT dhe kualiteti i kurseve që përmban kjo platformë është mbreslënës. Në këtë platformë personat e interesuar mund të ndjekin mbi 2,500 kurse të cilat janë me tematika të ndryshme, kështu që gjithnjë do të mund të gjejnë diçka që u intereson.

Udemy

Kjo listë nuk mund të mos përfshinte edhe platformën Udemy, e cila është platforma lider për kurset online në gjithë botën. Dy platformat e lartëpërmendura mund të përdoren falas, ndërkohë që për të përdorur Udemy personat e interesuar duhet të paguajnë për kursin që ata zgjedhin të ndjekin. Kurset në këtë platformë ama janë të kualitetit maksimal dhe për ta vërtetuar këtë ju mund të hapni një kurs dhe të lexoni mijëra vlerësime që kanë dhënë përdoruesit e tjerë që e kanë ndjekur këtë të fundit.

Këto ishin disa nga platformat lider në botë, por edhe në vendin tonë ka disa platforma që mundësojnë të mësuarit online dhe të cilat janë të kualitetit shumë të lartë. Është një aspekt shumë i mirë ky edhe për vendin tonë, pasi jo të gjithë shqip-folësit mund të kuptojnë dhe të komunikojnë në gjuhën angleze, kështu që këto platforma janë një plus me të vërtetë i madh për ne.

Almooc.com

LEXO EDHE:  Ermal Hasimja e “përkëdhel” Henri Çilin duke e quajtur hipokrit

LEXO EDHE:  Maqedonasit skeptik për ndryshimin e emrit, shqiptarët të gatshëm

Platforma shqiptare Almooc ofron për përdoruesit Shqiptarë kurse në një sërë disiplinash. Disa nga këto disiplina janë: Anglisht, matematikë, fizikë, programim, TIK, etj. Platforma numëron mbi 63,000 studentë dhe është lider për kurset e programimit në shqip të cilat ofrohen falas.

PortaliStudentor.al

Portali online për nxënësit dhe studentët PortaliStudentor.al, është një portal i krijuar në vitin 2018 dhe që ka gjetur një përdorim masiv nga maturantët të cilët merrnin notat e provimeve të maturës pranë këtij portali.  Arsyeja pse maturantët zgjodhën këtë portal për të marrë notat e tyre është sepse ai i thjeshtësonte punën duke u afishuar maturantëve notat vetëm në bazë të ID së tyre. PortaliStudentor.al numëron më shumë se 6000 studentë dhe nxënës shqiptar të regjistruar, tani që provimet e matures shteterore janë afër, ata mund të përgatiten për provimet, të mësojnë online nëpërmjet materialeve të ndryshme, si edhe të kryejnë provimet e maturës online për t’u praktikuar.

Ky portal ka arritur gjithashtu që të ofrojë kurs gjermanisht online, si edhe kurse programimi online, gjithashtu edhe kurs per maturen shteterore.

Sputnik.al

Platforma sputnik.al është një platformë tjetër shumë e mirë shqiptare e cila ofron kurse në matematikë, informatikë, dhe gjuhë. Platforma gjithashtu mundëson zgjedhje ushtrimesh të ndryshme për lëndët e gjimnazit dhe kjo e bën një platformë të shkëlqyer për pjesën e të mësuarit online.

Platforma ka gjithashtu edhe kanalin e saj ne YouTube, nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të mësojnë duke ndjekur video-mësimet që gjenden aty. Nuk ka dyshim që mësimi online është e ardhmja, sidomos të mësuarit nga këto platforma ku çdokush mund të mësojë nga rehatia dhe komforti i shtëpisë së tyre./Igli Hoxha

LEXO TE PLOTE

Lajme

Diell dhe rritje temperaturash/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Keni bërë plane për ditën e sotme?/ Ky është parashikimi i motit

Dita e sotme do të vijojë me mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që edhe pasditja dhe nata të vijojnë në të njëjtat kushte për pjesën më të madhe të vendit, ndërsa kalime vranësirash do ketë në Veri-Verilindje dhe Juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -1°C mëngjesi deri në 17°C mesdita.

LEXO EDHE:  Ermal Hasimja e “përkëdhel” Henri Çilin duke e quajtur hipokrit

LEXO EDHE:  I padituri si hajdut nga KLSH dhe avokat i Ervin Roshit do Drejtësinë

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE