Connect with Us

Dokument/ “Legal Studio” është 100% pronë e Henri Çilit dhe zyrë e UET për akte juridike, bankare e dorëzani pasurore

Denoncim

Dokument/ “Legal Studio” është 100% pronë e Henri Çilit dhe zyrë e UET për akte juridike, bankare e dorëzani pasurore

Publikuar

-

Ditën e prangosjes së Henri Çilit; të punësuarit e tij pedagogë në UET, publikuan një “Letër të hapur”, me mesazhin “sqarues shkencor”, se pronari i tyre ishte “mbyllur padrejtësisht brenda qelisë.

Në deklaratën publike, me një leksion shumë të dobët sqarues; shtabi i pedagogëve, deklaroi se prangosja e Henri Çilit, nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e UET, mirëpo Henri (Naimi) është pronari “de jure” i këtij universiteti, sepse “de fakto” e ka shitur me peng-lënie bankare për 2 milionë euro.

Edhe mund t’i besonim pedagogët e UET, që thonë se Henri Çili nuk është prangosur për pazare në emër të EUT, por të firmës “Legal Studio shpk”; e cila, sipas tyre ka veprimtari të pavarur e pa asnjë lidhje me UET.

Mirëpo pedagogëve që mashtruan publikisht, për të pastruar profilin e “beut” të tyre; po iu kujtojmë, se sipas dokumenteve të QKB, biznesi “Legal Studio shpk” është strukturë e kompanisë “European Education Initiative shpk” dhe 100% në pronësi të Henri Çilit, me adminstrator vëllain e tij, Mario Çili, krijuar në vitin 2015.

LEXO EDHE:  Ish ministri i Ramës tallet me Policinë

(Nuk) e dimë se çfarë niveli logjik mund të kenë profesorët e UET, që “zbuluan” se biznesi UET, nuk ka lidhje me filial-biznesin e tij “Legal Studio shpk”, të dy 100% në pronësi të Henri Çilit; por kësaj i thonë: “Gjuha, nuk ka asnjë lidhje me buzët”.

Madje, 3 nga akuzat, për të cilat është prangosur “beu” i UET, janë objekt të biznesit “Legal Studio shpk” në pronësi të Çilit, si pjesë strukture ekonomiko-financiare e këtij biznesi:

1. Negocimi e përfaqësimi, në gjykata dhe institucione shtetërore, ose private.

2. Ushtrim i do lloj aktiviteti tregtar, pasuror, noterial, financiar e bankar.

3. Përfaqësim si dorëzanës pasuror, për çdo rast që vlerësohet i dobishëm apo i nevojshëm, për arritjen e qëllimeve të kësaj shoqërie.

Nëse “Prof. Dr.” të UET; qoftë dhe nga ata, që e kanë marrë gradën tek ndjesë pastë universiteti “Kristal”; madje edhe familjarë të atyre që do shpëtonte Çili nga burgu; kanë ndonjë “sqarim shkencor” më bindës, le ta publikojnë./Pamfleti

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncon “Stop” / Aplikoi për zjarrfikës, por fituesi ishte shpallur një ditë më parë!

Publikuar

-

Nga

Një qytetar, që nuk do të identifikohet, denoncon në “Stop” portalin e Bashkisë Kamëz. Më datën 9 janar 2020, u shpall një vend i lirë pune për asistent zjarrfikës dhe si afat, për të dorëzuar dokumentacionin, ishte data 19 janar. Pas disa ditësh qytetari mësoi, se fitues i portalit ishte Alket Rapi.

Por në datën 4 shkurt u shpall një tjetër mundësi për një tjetër vend pune, sërish zjarrfikës.Aplikimi mbyllej në 14 shkurt, por fituesi ishte shpallur një ditë më parë, në 13 shkurt.

Gazetarja iu drejtua bashkisë së Kamzës dhe kryetarit Rakip Suli.Ky i fundit fillimisht e quajti një problem ordiner shqetësimin në fjalë. Por më pas Suli thërret në zyrë drejtuesin e burimeve njerëzore dhe atë të zjarrëfikëseve, për të sqaruar procedurën. Megjithatë, pas këmbënguljes së gazetares, kryebashkiaku i Kamzës, thërret në zyrë dy drejtuesit,

Burimet njerëzore dhe drejtorin e zjarrfikëses, për të sqaruar të gjithë procedurën. Pasi shpjegojnë gjithë ngatërresën, drejtorët kërkojnë ndjesë dhe premtojnë të rihapin konkursin, që denoncuesi të mund të aplikojë për vendin e punës.

LEXO EDHE:  Arrestimi i serbit Marko Gjuriç në Kosovë/ Berisha: Një provokacion i rrezikshëm

LEXO EDHE:  Trafik droge në mes të Durrësit/ Një në pranga, tre në kërkim

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali me garën për kreun e AMA/ Asnjë kandidat nuk plotëson kriteret

Publikuar

-

Nga

Syri.net ka siguruar një memo të Kuvendit të Shqipërisë, nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve, dërguar kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Fatjona Dhimitri.

Aty jepen të dhëna për katër kandidaturat për kryetar të AMA-s. Të katër personat janë njerëz me lidhje të forta me pushtetin. Jo vetëm kaq, por në memo shihet se ata nuk plotësojnë kriterin kryesor, atë të përvojës në punë, referuar librezës së punës.

Sipas ligjit për mediat audivizive, ata duhet të kenë eksperiencë pune dhjetë vite në fushën e medias, ose fusha të ngjashme me të.

Maklen Misha rezulton se ka tetë vite punë e një muaj të plota në librezë. Edhe pse është diplomuar në vitin 2006, ai ka paraqitur gjoja si eksperiencë pune një kontratë për përkthime, nga viti 2003 deri në vitin 2005, e cila nuk njihet si vite pune.

Edvin Kukunja ka vetëm katër vite dhe 7 muaj eksperiencë pune.

Fatjon Hoxhalli po ashtu ka vetëm gjashtë vite pune sipas librezës së punës. Ai ka marrë një vërtetim sikur ka qenë bashkëpunëtor i një qendre, të quajtur Agenda. Sërish ai thotë se ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm gjatë kohës që ishte student.

Kurse Denis Dedej është diplomuar në vitin 2016. Pavarësisht kësaj, ai thotë se 7 vite e nëntë muaj punë sipas librezës së punës. Sërish ai nuk e plotëson kushtin ligjor. Megjithatë ai ka marrë një vërtetim që thotë se ka qenë konsulent i jashtëm i gazetës Koha Jonë për 3 vite, një dekadë përpara se të diplomohej.

LEXO EDHE:  Ish ministri i Ramës tallet me Policinë

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj Sahit Dollapit/ Zëri Amerikës: E rëndë

Të katër po ashtu janë ‘ushtarë’ të qeverisë dhe sidomos me lidhje me Erion Veliajn dhe Endri Fugën.

— Denis Dedej, drejtor për Komunikimin në Bashkinë Tiranë, prej vitit 2016.

— Edvin Kukunja, ish-këshilltar ligjor në Ministrinë e Arsimit, prej vitit 2018 me të njëjtën detyrë në Ministrinë e Drejtësisë.

— Fatjon Hoxhalli, në vitin 2019 ishte këshilltar i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe prej vitit 2016 deri në 2019 këshilltar i Zëvendëskryeministrit Niko Peleshi.

— Maklen Misha, prej vitit 2019 këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, në periudhën 2015-2018 këshilltar për komunikimin publik i Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Në periudhën 2011-2013 pjesë e grupit të punës që hartoi programin e punësimit në Partisë Socialiste. Ish-këshilltar i Edi Ramës kur drejtonte Bashkinë Tiranë. Bashkëthemelues në vitin 2008 i “Lëvizjes G99”.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Stop”– Autokritika e Metës/ Reagimet prej Don Kishoti të Besa Shahinit!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama mblodhi Komitetin kombtar të sigurisë për të folur për masat në kuadër të përhapjes së koronavirusit. Rama tha, se është përcaktuar vendi i karantinës, nëse do të duhet një e tillë. Ajo do të jetë në Durrës në ambientet e shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Presidenti Meta në faqen e tij në facebook ka bërë autokritikë, që nuk falenderoi Saimirin e Gentin, pasi ata deklaruan pjesëmarrjen në tubimin e 2 marsit.Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri kërkoi publikisht shkarkimin e ministres së arsimit Besa Shahini pas skandalit të transmetuar në “Stop” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Por dikasteri i drejtuar nga zonja Shahini reagoi sërish në të njejtën linjë papëgjegjshmërie.

LEXO EDHE:  Në kërkim prej dy vitesh/ Arrestohet i dënuari për tentativë vrasje

LEXO EDHE:  Henri Çili: “Unë këshilloj të mjaftë e të djathtë”

Edhe Urdhri i Psikologut ka thirrur një mbledhje të posacme për rastin e Fierit, ku rezulton, se psikologia e shkollës është gruaja e njërit prej mësuesve të implikuar.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

LEXO TE PLOTE