LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është Henri Çili dhe si denoncohej nga CNA.al

28 Shkurt 2020, 09:36, Aktualitet CNA

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, pronari i UET, Henri Çili është shoqëruar në polici. Dhe më pas, pas një urdhër arresti të lëshuar nga prokuroria e Gjirokastrës është arrestuar, për shkak së dyshohet si i përfshirë në një skemë korrupsioni në sistemin e drejtësisë.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se arrestimi i tij ka ardhur pas urdhër arresteve të lëshuar nga prokuroria e Gjirokastrës për ndikim të paligjshëm për lirimin e të dënuarve të bandës së Lazaratit.

Por kush është Henri Çili

Prej disa vitesh, që në hapat e parë të CNA.al, Henri Çili, apo Naimi i Labinotit, ka qënë një nga personazhet e shumë akuzuar prej nesh.

Asnjëherë nuk kemi pasur asgjë personale me zotin Çili, përkundrazi ai është për t?u përgëzuar për kurajon dhe mënyrën sesi një djalë nga fshati Labinot mundi të bëhej pjesë e elitës së Tiranës. Por, gjithmonë tek ai shikohej një maskë. Një person tjetër fshihej pas asaj që shfaqej.

Së pari, egoizimi i tij dhe dyfytyrësia e tij shihej që nga ndryshimi i emrit. Një njeri që nuk mbante emrin Naim, por e bënte Henri.

Së dyti, nga cirqet e tij politike. Dikur i zvarritej Lulzim Bashës dhe Genc Pollos, pastaj kërcenti tek Edi Rama për ta shpallur si ?Njeriun e Vitit?, kërkonte mandatin e tretë për Berishën, mandatin e dytë për Ramën, e kështu me radhë.

Njeriu që tentakulat e tij i shtriu fort në politikë, sa në PS, por shumë here më tepër tek Republika e re, e cila ?veglat? e tij i ngjiti në elitën e saj.

Lulzim Basha e mbante në krah të djathtë kur prezantonte Halim Kosovën në vitin 2015 apo e kishte pjesë të brigadave të propagandës në 2013.

CNA.al zbuloi disa herë skandalet e borxheve të Henri Çilit, kreditë ku ishte mbytur në banka, por edhe një kontroll të fundit të Ministrisë së Arsimit gjatë Reformës për Universitetet në 2014-2015. Ç?ka do të kishte sjellë edhe mbylljen e UET, por ky universitet nuk u mbyll, duke e kapërcyer me disa këshilla.

Më tej mesa duket ?kërcimet? e larta u kthyen në pasion për Çilin, me propagandën e tij me një shtëpi botuese dhe duke tentuar të shpalosë elitën që e rrethonte si produkt të UET dhe si vlerë për Shqipërinë, ai mund të kapte ekranet dhe të krijonte një universitet privat, të shumë propaganduar. Sa më lart ngjitej, aq më shumë ?fluturonte?.

Ndoshta sa më shumë ngjitej, ka menduar se është i paprekshëm dhe gjithçka i është dukur si kreditë apo milionat e eurove që kishte nëpër banka, të cilat i jepnin dhe fuqinë financiare që ai nuk e kishte.

Në fund pas një ?shkëlqimi? publik, duket i rrëzuar.  Kështjella prej kartoni e ngritur prej tij ka marrë ?flakë?, dhe zjarrin duket se ia ka vënë vetë.

CNA.al në shumë e shumë shkrime ka raportuar mbi personazhin Henri Çili, por sot policia e ka shoqëruar dhe pas hetimeve të prokurorisë dhe gjykatës, ai është arrestuar pas zbulimit të një skeme fajdesh dhe influencën e tij për të liruar persona të arrestuar, të përfshirë në ngjarje të rënda.

Henri Çili është një nga simbolet e tranzicionit politik në Shqipëri. Një produkt i këtij sistemi që sot përfundoi nga një personazh i elitës mediatike dhe intelektuale, në shokun e dhomës të ?Zogut të Tiranës?, tek 313./ CNA.al

Një arsye më shumë për të qënë kundër Ramës, Bashës dhe Estabilishmentit

Skandal/UET e Çilit me editorial, plagjiaturë

Henri Çili e dredh me Ramën/ Nga tutat tek zyra Kryeministrore

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

“Lul Basha ka zgjedhur shokun”/ Henri Çili në panik: Më shtin të dridhurat

Henri Çili, si “tradhëtare” e Lulzim Bashës

Fotot ekskluzive/ Në kasollen e Henri Çilit

Ekskluzive ?Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Lajmet e fundit nga