web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata nga Covid-19/ Manastirliu: Pandemia na testoi por nuk na gjunjëzoi

12 Qershor 2021, 18:46, Aktualitet CNA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste foli rreth pandemisë. Ajo u shpreh se për ta ka qenë një test i cili nuk i gjunjëzoi dot.

Gjithashtu Manastirliu theksoi se Shqipëria është përkrah Islandës, si një vend, që ka më pak infektime nga Covid në Europë.

?Pandemia na testoi, por nuk na gjunjëzoi. Iu përgjigjem me solidaritetin e mrekullueshëm të qytetarëve të vendit. Jemi përkrah Islandës si ndër vendet me më pak raste nga Covid në Europë. Kemi fituar disa beteja, por lufta nuk ka mbaruar. Ne do ta ngremë Shqipërinë, si dhe në çdo kohë do ofrojë shërbim shëndetësor për çdo qytetar.

Ka ardhur momenti i autonomisë spitalore, do krijojmë polet spitalore në katër rajone të vendit. Ne jemi të vetëdijshëm se rruga që kemi përpara është edhe më e vështirë nga ajo që kemi kaluar?, u shpreh Manastirliu./ CNA.al





Lajmet e fundit nga