
Braktiset nga kandidatët/ Alibeaj mbledh grupin e "vulës"
Kryetari i grupit të "vulës", Enkelejd Alibeaj ka mbledhur...
Kryetari i grupit të "vulës", Enkelejd Alibeaj ka mbledhur...
Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të blejnë dhe dhurojnë 500 milionë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, në kohën kur vendet e varfra po luftojnë për imunizimin e qytetarëve të tyre.
Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për samitin e vendeve më të industrializuara, G7, tha se ky është donacioni ?më i madh i vaksinave?, i bërë nga një vend i vetëm.
?Derisa ekonomia amerikane po rimëkëmbet, është në interesin tonë që edhe ekonomia globale të fillojë rimëkëmbjen. Kjo nuk do të ndodhë nëse nuk e vëmë pandeminë nën kontroll në të gjithë botën?, tha Biden.
Duke folur përkrah tij, shefi i kompanisë farmaceutike amerikane Pfizer, Albert Bourla, tha se ai mund të shohë ?dritë në fund të tunelit?.
Shifra prej 500 milionësh tingëllon shumë, por çfarë ndryshimi do të bëjë?
Biden tha se vaksinat ?do të fillojnë të transportohen në gusht? në ?gati 100 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme?.
Një kontingjent prej 200 milionë dozash – të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht 100 milionë njerëz – do të shpërndahet këtë vit.
Kontingjenti tjetër prej 300 milionë dozash do të shpërndahet në gjysmën e parë të vitit 2022.
Vaksinat do t’u ndahen vendeve përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe një programi të drejtuar nga Bashkimi Afrikan.
Covax shpërndan vaksina në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Më herët, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do shpërndajnë 80 milionë doza në vendet rreth botës.
Edhe disa vende të tjera të G7-ës kanë nisur të dhurojnë doza. Përveç SHBA-së, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe.
Në një samit në fillim të qershorit, të organizuar nga Aleanca Globale për Vaksinim dhe Imunizim (Gavi), u njoftua se deri më tani, vendet e ndryshme kanë shpërndarë më shumë se 132 milionë doza.
Shkalla e sfidës është e madhe dhe vaksinat duhen menjëherë.
?Për të vaksinuar së paku 10% të popullsisë në çdo vend deri në shtator, na duhen 250 milionë doza shtesë?, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai tha se 100 milionë nga këto doza duhen në qershor dhe korrik.
?Shpërndarja e vaksinave tani është thelbësore për t’i dhënë fund fazës akute të pandemisë?, tha ai.
Synim fillestar i Covax-it ishte shpërndarja e dy miliardë dozave të vaksinave në të gjithë botën deri në fund të këtij viti, por objektivi tani është për 1.8 miliard doza në 92 ekonomi në zhvillim, deri në fillim të vitit 2022.
?Ne kemi shumë nevojë për një politikë të jashtme të SHBA-së dhe për udhëheqjen amerikane në këtë sfidë?, tha përmes një postimi në Twitter profesori Peter Hotez, ekspert i vaksinave nga Kolegji i Mjekësisë Baylor në SHBA.
Zotimet e bëra janë ende larg 11 miliardë dozave që OBSH-ja llogarit se duhen për të vaksinuar 70 për qind të popullsisë së botës.
Arritja e këtij pragu nënkupton të ashtuquajturin imunitet të tufës.
?Bota ka nevojë për fabrika të reja për të prodhuar miliarda doza më shumë brenda një viti?, shkroi në Twitter Peter Maybarduk, drejtor i Programit të Qasjes Globale në Medikamente.
Niko Lusiani, nga organizata bamirëse Oxfam America, tha se dozat e SHBA-së janë të mirëseardhura, por ato janë ?një pikë në kovë në krahasim me nevojën?.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili ndjek të dhënat për pandeminë, në të gjithë botën janë dhënë deri më tash mbi 2.2 miliardë vaksina./rel
G7, NATO, BE, Rusia, Kina: Katër samite në një javë. Perëndi...
Punonjësit e qeverisë federale në ShBA nuk janë të detyruar ...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se vendi i tij d...
Kryeministri britanik Boris Johnson, dhe presidenti i Shtete...
Përpara takimit të nivelit të lartë të G-7-ës në Britani, Pr...
Shtëpia e Bardhë shpalli zyrtarisht planet për blerjen e 500...
Me qëllim arrestimin e një kritiku në mërgim, Bjellorusia bë...
Kryetarët e Qeverive dhe Shteteve të Ballkanit i kërkuan sot...
Në Kosovë arritën të enjten 10,000 vaksina kundër koronaviru...
Pranimi i marrëveshjes në Rambuje nga udhëheqja e atëhershme...
Autoritetet ushtarake të Mianmarit kanë ngarkuar lideren e r...
Pranimi i marrëveshjes në Rambuje nga udhëheqja e atëhershme...
Një person ka vdekur dhe 11 kanë rezultuar pozitivë me koron...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar, se Serbia d...
Udhëheqësit e grupit të kombeve të industrializuara G-7 tako...
Në fillim të muajit të kaluar, një anije mallrash që mbante ...
Procedura e Komisionit Evropian kundër Gjermanisë për shkelj...
Presidenti Joe Biden po shkon në Mbretërinë e Bashkuar dhe E...
Instituti Kombëtar Demokratik, tha të mërkurën se shumë akto...
Në grindjen për një vendim kushtetues gjerman në lidhje me B...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komi...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të ku...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, h...
Aeroporti “Heathrow” ka njoftuar se disa pasagjerë mun...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi me zemë...
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...