Dialogu Kosovë-Serbi/ Me 15 qershor mbahet takimi i parë Kurti-Vuçiç
Të martën më 15 qershor do të mbahet takimi i parë mes kryem...
Në grindjen për një vendim kushtetues gjerman në lidhje me Bankën Qendore Europiane, Komisioni Europian planifikon të hapë procedurë kundër Gjermanisë për shkelje të së drejtës së BE-së.
Komisioni Europian ka vendosur të mërkurën (09.06) të hapë procedurë kundër Gjermanisë për shkelje të së drejtës së BE. Grindja lidhet me një vendim kushtetues gjerman mbi Bankën Qendrore Europiane.
Para një viti Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë në një vendim të sajin për Bankën Qendrore Europiane injoroi një vendim të Gjykatës Europiane. Sipas Komisionit Europian, ky është një rast precedent i rrezikshëm, sepse vendimet e instancës më të lartë juridike të BE janë të detyrueshme për të gjitha vendet. Autoriteti i Brukselit kritikoi shkeljen e parimeve themelore të së drejtës europiane. Gjermanisë i jepen dy muaj kohë për të reaguar.
Në maj të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe i kishte cilësuar pjesërisht antikushtetuese blerjet miliardëshe të obligacioneve nga ana e Bankës Qendrore Europiane, megjithëse Gjykata Europiane e kishte miratuar këtë. Kritikët panë të vënë në pikëpyetje si prioritetin e së drejtës së BE-së edhe pavarësinë e Bankës Qendrore Europiane. Gjykatësit kushtetues gjermanë nga ana e tyre argumentuan, se BQE me programin që filloi në vitin 2015, e tejkaloi mandatin e saj për politikën financiare, dhe se vendimet e saj nuk janë argumentuar gjerësisht dhe procedura nuk është verifikuar plotësisht.
Pas dy muajve kohë për të reaguar, nëse KE nuk është e kënaqur, ajo mund t’i kërkojë edhe njëherë Gjermanisë të ndjekë detyrimet që rrjedhin nga e drejta europiane, nëse kjo nuk bëhet, atëherë Komisioni Europian mund të padisë Gjermaninë para Gjykatës Europiane. Synimi i KE ishte bërë i ditur që një ditë më parë, por nga KE u tha, se “nuk ka interes për një grindje të thelluar” mes Gjykatës Europiane dhe Gjykatës Kushtetuese Gjermane. KE po punon “ngushtë me zyrën e kancelarisë”, u tha.
Të Gjelbrit në Bundestag e përshëndetën procedurën. Kjo është rruga e duhur për të sqaruar këtë grindje thanë deputetet, Franziska Brandner dhe Lisa Paus. Sepse Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka vënë në dyshim kompetencën e interpretimit përfundimtar për të drejtën europiane, të cilën e ka Gjykata Europiane”. Eurodeputeti liberal, Guy Verhofstadt shikon në këtë grindje edhe një përgjegjësi të përbashkët europiane. “Në këtë procedurë gjyqësore bëhet fjalë për një union fiskal”, shkroi ai në twitter. “Për ta çuar përpara BE në botën komplekse të shekullit të 21, si e duan me shumicë të qartë qytetarët, ne kemi nevojë për të”. DW
Të martën më 15 qershor do të mbahet takimi i parë mes kryem...
Me një projekt një miliardë euro Ministria gjermane e Mjedis...
Shefja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, i bë...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashing...
Dy komisione të Senatit publikuan një raport të përbashkët t...
Përfaqësues politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës p...
Presidenti francez Emmanuel Macron është goditur sot me shup...
Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se duke nisur nga dita e...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e quajti “his...
Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara e mbështetën dënimin me bu...
Presidenti francez Emmanuel Macron është goditur sot nga një...
Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara do të vendosin të martën n...
Ushtria gjermane po organizon rikthimin në Gjermani të sasiv...
Më shpejt, më inteligjent dhe më efikas: Bota po hyn në një ...
Nuk ka asnjë garanci që qeveria dhe forcat e sigurisë së Afg...
Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple, rapo...
Talibanët u bënë thirrje të hënën afganëve që kanë punuar nd...
Ministri britanik i Shëndetësisë tha të dielën se koronaviru...
Sllovakia u bë vendi i dytë i Bashkimit Evropian që nisi vak...
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rasti i parë me varianti...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...