
Blinken: SHBA-ja dhe Berlini po punojnë në zbutjen e ndikimit të gazsjellësit rus
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashing...
Shefja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, i bëri thirrje Perëndimit që të vendos sanksione më të ashpra ndaj qeverisë së Alyaksandr Lukashenkos.
Sipas saj, ato janë mënyra e vetme për të dëmtuar regjimin aurotitar të sunduesit të Bjellorusisë.
“Mund ta bllokojmë këtë regjim në aspektin ekonomik në mënyrë që ai të mos mund të paguajë policinë dhe ushtrinë”, tha Tsikhanouskaya në një intervistë ekskluzive të dhënë në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 9 gusht të vitit 2020, Tsikhanouskaya u largua nga Bjellorusia dhe shkoi në Lituani pasi kishte shqetësime për sigurinë e saj dhe të familjes.
Pas zgjedhjeve shpërthyen protesta pasi fitues u shpall Lukashenka, por opozita thotë se ato u fituan nga Tsikhanouskaya.
Lukashenka 66-vjeç, i cili ka drejtuar vendin që nga vitit 1994, u akuzua nga opozita dhe vendet perëndimore për mashtrim të gjerë të votuesve.
Që nga ajo kohë autoritetet e sigurisë kanë arrestuar dhjetëra mijëra protestues dhe aktivistë të opozitës. Disa protestues janë vrarë derisa organizatat e të drejtave të njeriut thonë se ka prova për tortura kundër disa prej të arrestuarve.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vendet e tjera kanë refuzuar të njohin Lukashenkan si udhëheqësin legjitim të Bjellorusisë dhe kanë vendosur sanksione ndaj tij dhe disa zyrtarëve të lartë bjellorusë.
Thirrjet për sanksione shtesë janë shtuar pasi muajin e kaluar, Lukashenka urdhëroi që një aeroplan i Ryanair që po fluturonte nga Greqia për në Lituani, të devijojë fluturimin dhe të ulet në aeroportin e Minskut. Autoritetet e sigurisë pastaj e arrestuan gazetarin dhe aktivistin e opozitës, Raman Pratasevich dhe të dashurën e tij.
Në intervistën për REL-in Tsikhanouskaya shprehu optimizëm se në atdheun e saj ndryshimi demokratik do të ndodhë së shpejti.
Ajo gjithashtu u zotua se do të vazhdojë me përpjekjet e saj që situata në Bjellorusi të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
Tsikhanouskaya arriti në Pragë të Çekisë më 6 qershor për një vizitë katër-ditore me ftesë të kryetarit të Senatit të Çekisë, Millosh Vystrcil.
Më herët, Lukashenka ka akuzuar Perëndimin për përpjekje ?për të shkatërruar? vendin e tij, duke i injoruar rezultatet e zgjedhjeve dhe duke bërë përpjekje për të organizuar revolucion kundër tij.
Në një fjalim para zyrtarëve dhe mediave shtetërore, Lukashenka tha se protestat e vazhdueshme në Bjellorusi janë organizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe ?satelitët e tyre: Polonia, Lituania, Republika Çeke dhe, për fat të keq, Ukraina?, të cilat, sipas tij, kanë bërë përpjekje të organizojnë një revolucion./rel
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashing...
Dy komisione të Senatit publikuan një raport të përbashkët t...
Përfaqësues politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës p...
Presidenti francez Emmanuel Macron është goditur sot me shup...
Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se duke nisur nga dita e...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e quajti “his...
Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara e mbështetën dënimin me bu...
Presidenti francez Emmanuel Macron është goditur sot nga një...
Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara do të vendosin të martën n...
Ushtria gjermane po organizon rikthimin në Gjermani të sasiv...
Më shpejt, më inteligjent dhe më efikas: Bota po hyn në një ...
Nuk ka asnjë garanci që qeveria dhe forcat e sigurisë së Afg...
Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple, rapo...
Talibanët u bënë thirrje të hënën afganëve që kanë punuar nd...
Ministri britanik i Shëndetësisë tha të dielën se koronaviru...
Sllovakia u bë vendi i dytë i Bashkimit Evropian që nisi vak...
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rasti i parë me varianti...
Nënpresidentja Kamala Harris po zhvillon një vizitë pune në ...
Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, do të fluturojë muajin e ...
Presidenti i El Salvadorit deklaroi se ai do të bëjë ligjor...
Pas emisionit të mbrëmshëm që tregoi me zë dhe figurë, ses...
Një grua nga Tirana, tregoi në emisionin “Stop” se ka kërk...
Një 20 vjeçare i është drejtuar Fiks Fare për një ndërhyrj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të as...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Laert Haxhia kishte nën synim vrasjen e dy prokuroreve, at...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mër...
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka zbuluar se vrasje...
Një mjek ligjor ka rënë në prangat e policisë me akuzën e ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Kur një fëmijë, në veçanti fëmija që sapo ka filluar klasë...
Moti do të jetë me kthjellime në zonën veriperëndimore dhe...
Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë e nisën ...
Ligjvënësi Jim Jordan, një nga kundërshtarët kryesorë të P...
Industria e armëve duhet të rrisë prodhimin, pasi për shka...
Ne Kremlin po ngrihen dolli dhe festohet fitorja në zgjedh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dek...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në kursin e këmb...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...
Sot, më 4 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.6...
Numri i të rinjve që u drejtuan zyrave të punës erdhi ...