
Video-Macron qëllohet me shuplakë nga një qytetar
Presidenti francez Emmanuel Macron është goditur sot nga një...
Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara e mbështetën dënimin me burgim të përjetshëm ndaj ish-shefit ushtarak serb, Ratko Mlladiq për organizimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe mizorive të tjera gjatë gjithë luftës së Bosnjës më 1992-95.
Ish-komandanti serb, Ratko Mlladiq ka humbur apelin e tij kundër një dënimi të përjetshëm të vitit 2017 për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, mbështeti dënimin e përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë në Srebrenicë.
Dhoma e Apelit gjithashtu hodhi poshtë apelin e prokurorisë për të fajësuar, Ratko Mlladiqin, për gjenocid në gjashtë qytetet tjera të Bosnje dhe Hercegovinës.
Mekanizimi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë, është një institucion pasardhës i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.
Vendimi i Apelit do të thotë që ish-gjenerali 79-vjeçar do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg.
Procesi gjyqësor i apelit është vonuar vazhdimisht për shkak të shëndetit të tij dhe së fundmi, nga pandemia e COVID-19.
Shefi politik i Mlladiqit gjatë Luftës së Bosnjës, Radovan Karaxhiq, gjithashtu po vuan një dënim të përjetshëm për gjenocid.
Reagime pas vendimit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e quajti ?historik? konfirmimin e dënimit të përjetshëm nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për ish-komandantin ushtarak serb të Bosnjë dhe Hercëgovinës, Ratko Mlladiq, për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.
Presidenti amerikan përmes një deklarate thotë se mendimet e tij janë me familjet e mbijetuara të shumë viktimave nga mizoritë e Mlladiqit.
?Shpresoj që gjykimi i sotëm të jetë një ngushëllim për të gjithë ata që janë të pikëlluar, edhe pse kurrë nuk mund të fshijmë tragjedinë e vdekjes së tyre”, ka thënë Biden.
?Ky gjykim historik tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Vendimi gjithashtu përforcon vendosmërinë tonë të përbashkët për të parandaluar ndodhjen e mizorive të ardhshme kudo në botë?, thuhet në një deklaratë të presidentit Biden.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq, vlerësoi se vendimi kundër, Ratko Mladiqit është përfundimtar dhe historik.
Përmes një deklarate për media ajo tha se ?vendimi ka një domethënie për të ardhmen e Bosnje dhe Hercegovinës dhe rajonit, sepse vetëm e vërteta dhe drejtësia mund të kontribojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit”.
Turkoviq shprehu shpresën se vendimi, i cili dënoi Mlladiqin me burgim të përjetshëm, do të ishte një mundësi për autoritetet e Republikës së Serbisë dhe përfaqësuesit politikë të entitetit boshnjak të Republika Sërpskës, “të cilët mohojnë gjenocidin, të pranojnë të vërtetën dhe të kthehen në të ardhmen evropiane”.
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë paditi Ratko Mlladiqin më 24 korrik 1995. Pas 16 vjetësh në arrati, ai u paraqit në gjykatë për herë të parë në korrik të vitit 2011.
Mlladiq, një ish-gjeneral, ka qenë pjesëmarrës në luftën e Bosnje dhe Hercegovinës në vitet 92 -95 si komandant i ushtrisë së serbëve të Bosnjës.
Në vitin 2017, Haga e ka dënuar Mlladiqin – në shkallë të parë – me burgim të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës.
Gjyqi kundër tij kishte filluar në vitin 2012 dhe ka zgjatur gjithsej 530 ditë.
Pas shpalljes së vendimit, mbrojtja dhe prokurorët apeluan vendimin, dhe shpallja e vendimit përfundimtar u bë më 8 qershor.
Mbrojtja kishte kërkuar që ai të lirohej ose që lënda të kthehej në rigjykim. Ndërsa, prokuroria kishte kërkuar që Mlladiq të shpallet fajtor për gjenocid edhe në gjashtë komuna të tjera të Bosnje dhe Hercegovinës, përveç Srebrenicës.
Mlladiq ishte dënuar për gjenocid ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, në verën e vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem, për përndjekje të myslimanëve dhe kroatëve nga Bosnja, për terrorizim të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrje peng të pjesëtarëve të misionit të huaj, UNPROFOR, gjatë luftës në Bosnje.
Deri më tani, në qytetin e Srebrenicës janë gërmuar 94 varre masive dhe janë identifikuar eshtrat e më shumë se 6,900 personave të vrarë nga forcat e ushtrisë serbe. Më shumë se 1,000 banorë të zhdukur të Srebrenicës, kërkohen ende.
Dëshmia e krimeve të luftës
Ratko Mlladiq ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë së Republika Sërpskës. Ushtria e tij e kishte mbajtur të rrethuar Sarajevën për 1,460 ditë duke hedhur qindra mijëra granata dhe sulme tjera mbi qytet. Më shumë se 11,500 njerëz u vranë. Numri i fëmijëve të vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës është rreth 1,600.
Mlladiq, në shkallën e parë u gjykua nga Gjykata në Hagë për: gjenocid në Srebrenicë, persekutim, shfarosje, krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, dëbim, Zhvendosje të detyruar, terrorizëm, sulm ndaj civilëve dhe marrje e pengjeve.
Ai u dënua për 10 nga 11 akuzat. Ai u lirua nga akuza për gjenocid në gjashtë komuna të Bosnjës gjatë vitit 1992.
Atëbotë, gjykatësi kryesues, Alphons Orie, duke folur në lidhje me akuzën për gjenocid në Srebrenicë, pati thënë se “Dhoma zbuloi se anëtarët e ushtrisë së Republika Sërpskës kishin për qëllim shkatërrimin e myslimanëve boshnjakë”.
“Dhoma erdhi në përfundim se ndaj myslimanëve boshnjakë në dhe përreth Srebrenicës ishin kryer krime të gjenocidit, persekutimit, shfarosjes dhe vrasjes dhe akte çnjerëzore akte të zhvendosjes së detyruar?, pati thënë Orie.
Në vendimin e shkallë së parë thuhej se forcat e ushtrisë serbe, më parë kishin krijuar një atmosferë të pasigurisë dhe jotolerancës në Srebrenicë.
“Ata ndanë burrat, midis të cilëve kishte edhe të mitur. Gjykata gjeti se disa mijëra ishin vrarë sistematikisht”, thuhej në vendimin e Gjykatës.
Mlladiq ishte dënuar në mungesë nga gjykatat kroate si komandant i Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA) me 20 vjet burg për krime lufte të kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.
Përveç Mlladiqit, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë ka dënuar edhe 13 ish-anëtarë të tjerë të ushtrisë dhe policisë serbe për të njëjtat krime.
Nga të gjitha krimet e kryera gjatë luftimeve në ish-Jugosllavi, gjykatat ndërkombëtare e kanë karakterizuar vetëm krimin në Srebrenicë si gjenocid. Gjenocidi është konfirmuar me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në shkurt të vitit 2007./rel
Presidenti francez Emmanuel Macron është goditur sot nga një...
Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara do të vendosin të martën n...
Ushtria gjermane po organizon rikthimin në Gjermani të sasiv...
Më shpejt, më inteligjent dhe më efikas: Bota po hyn në një ...
Nuk ka asnjë garanci që qeveria dhe forcat e sigurisë së Afg...
Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple, rapo...
Talibanët u bënë thirrje të hënën afganëve që kanë punuar nd...
Ministri britanik i Shëndetësisë tha të dielën se koronaviru...
Sllovakia u bë vendi i dytë i Bashkimit Evropian që nisi vak...
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rasti i parë me varianti...
Nënpresidentja Kamala Harris po zhvillon një vizitë pune në ...
Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, do të fluturojë muajin e ...
Presidenti i El Salvadorit deklaroi se ai do të bëjë ligjor...
Në Kosovë u konfirmuan të hënën dhjetë raste të reja me koro...
Tajvani dhe Australia kanë bërë të ditura masat e reja me që...
Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë janë plagos...
Mediat greke kanë raportuar për të tjera detaje në lidhje me...
CDU arriti në zgjedhjet e landit Saksoni-Anhalt një fitore m...
Papa Françesku shprehu të dielën dhimbje lidhur me zbulimin ...
Ministri turk i mjedisit u zotua të dielën të mposhtë “mukoz...
Pas emisionit të mbrëmshëm që tregoi me zë dhe figurë, ses...
Një grua nga Tirana, tregoi në emisionin “Stop” se ka kërk...
Një 20 vjeçare i është drejtuar Fiks Fare për një ndërhyrj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të as...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Laert Haxhia kishte nën synim vrasjen e dy prokuroreve, at...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mër...
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka zbuluar se vrasje...
Një mjek ligjor ka rënë në prangat e policisë me akuzën e ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Kur një fëmijë, në veçanti fëmija që sapo ka filluar klasë...
Moti do të jetë me kthjellime në zonën veriperëndimore dhe...
Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë e nisën ...
Ligjvënësi Jim Jordan, një nga kundërshtarët kryesorë të P...
Industria e armëve duhet të rrisë prodhimin, pasi për shka...
Ne Kremlin po ngrihen dolli dhe festohet fitorja në zgjedh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dek...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në kursin e këmb...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...
Sot, më 4 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.6...
Numri i të rinjve që u drejtuan zyrave të punës erdhi ...