web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot provimi i parë/ Rama mesazh maturantëve: Suksese pas një viti të vështirë

3 Qershor 2021, 07:43, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama iu ka uruar suksese të gjithë maturantëve, të cilët sot i nënshtrohen testit të parë të Maturës Shtetërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka uruar suksese për maturantët, pas një viti të vështirë pandemik.

?Suksese maturantëve pas një viti tejet të vështirë?, shkruan Rama, ndërsa ka shpërndarë edhe një video-mesazh të Ministres së Arsimit, Evis Kushi.

Kujtojmë këtu se në të gjithë vendin do të testojnë njohuritë e tyre, 34 mijë maturantë, ndërsa në Tiranë do të jenë 3800 maturantë të cilët do të zhvillojnë provimin në 34 pika testimi.

Ndryshe nga një vit më parë, këtë herë maturantët do ti nënshtrohen një testi me pyetje të alternuara mes atyre me alternativa dhe zhvillim.

Testi do të nisë në orën 10:00, por ndryshe nga një vit më parë, kur për shkak të pandemisë kohëzgjatja e provimit ishte 2 orë, këtë vit do të jetë 2:30 minuta, kërkesë kjo e protestës së maturantëve vitin e kaluar.

Rregullat e pandemisë do të jenë të njëjta, ku në klasa do të ruhet distanca dhe do të qëndrojnë aq persona sa të mund të zbatohet ky rregull, duhet të jenë të pajisur me maska dhe do të kryhet dezinfektimi i tyre në momentin që hyjnë në ambientet e shkollës.





Lajmet e fundit nga