Ndryshime në qeveri/ Lirohet nga detyra zëvendësministri i Infrastrukturës
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur lirimi nga d...
Sot pritet zhvillimi i analizës elektorale të Partisë Socialiste. Media në mungesë analize nga humbësi, ka interes të dëgjojë analizën e fituesit.
Si do të raportohet nga drejtuesit e qarqeve analiza e shifrave dhe faktorëve që ndikuan në uljen e pjesmarrjes ne votime dhe rezultati me minus në raport me votat e krahasueshme me rezultatin e PS të Vitit 2017?
Qarku që u dhemb më shumë socialistëve është qarku i Vlorës. Dhe kjo jo vetem sepse ishte qarku ku kandidoi kryetari i Partisë por edhe si modeli i rilindjes urbane i promovuar me forcë nga PS.
Nuk përbën çudi reagimi me tekst i drejtuesit të fushatës së Vlorës, Damian Gjiknurit.
“Raporti Gjiknuri”, i shperndarë jo vetëm për struktura të PS, ka shifra interesante, analiza e të cilave flet shumë për qejfmbetjet dhe inatet e Damjanit brenda grupit parlamentar dhe më gjerë.
Ato dëshmojnë sigurisht vlerën e Damjanit në qark. Është ajo vlerë të cilën po përpiqet Damiani ta fshehë pas dhjetra fajtorëve që ka listuar me dorë të vet.
Sipas Raportit të Gjiknurit:
?Në Qarkun Vlorë, PS mori 59,023 vota (ose 57.91% të votave të vlefshme) duke përbërë qarkun me mbështetjen më të madhe të PS-së në rang vendi”- thotë Damiani.
Por nëse analiza e Vlorës është për Vlorën nuk kuptohet pse tenton që me fjalinë vijuese ta krahasojë Vlorën me qarqe të tjera duke përgjithësuar, pra duke tentuar të thotë që “të gjithë qenkëshin njësoj”!
“Ashtu sikurse ndodhi edhe në 8 qarqe të tjera, edhe në Vlorë, rezultati i PS pati një rënie krahasuar me rezultatin e 2017. Rënia e PS në Vlorë ishte 6,661 vota ose 2.4%?, thotë Gjiknuri.
Analiza nuk liston gjithë njësitë administrative, por ndalet tek disa duke synuar qartësisht që të identifikojë fajin tek kandidatë të tjerë që: “Nuk janë të Damianit”.
“Me përjashtim të Njësisë Administrative Konispol, në të gjitha njësitë e tjera administrative PS-ja kishte rënie.
Njësitë Administative Ksamil (-10.41%), Armen (-10.32%), Orikum (-9.85%) dhe Kotë (-9.60%) kishin rënien më të madhe në përqindjen e votave të marra. Njësitë Administrative Qendër (-618), Rajoni 1 (-604) dhe Sarandë (-598) kishin numrin më të lartë të votave të munguara nga 2017.
Qarku Vlorë pati pjesëmarrjen më të ulët të zgjedhësve si në rang kombëtar ashtu edhe në historikun e vet të zgjedhjejeve për Kuvendin e Shqipërisë”.
Pra qarku Vlorë ka patur pjesmarrjen më të ulët në rang vendi. Kjo detyroi Edi Ramën të udhëtonte në Vlorë në ditën e votimit?
Po Damiani ku ishte? Apo ai thjesht mbikqyrte të tjerët?
Qarku i Vlorës, në gjithë Bashkitë e veta, është i mbushur me punësime personash të sistemuar personalisht nga ish deputeti Alket Hyseni, si krah i djathtë i Damian Gjiknurit. Pakënaqësinë ndaj dyshes Gjiknuri-Hyseni e gjen në çdo bisedë në stolat e lulishteve nga Vlora në Sarandë.
“Kryesisht bashkitë, kishin akumuluar probleme të shumta në administrimin e pushtetit lokal, duke shkaktuar pakënaqësi në rritje të një pjese të elektoratit. Bashkitë që u fituan në 2019 Selenica dhe Delvina, nuk ndikuan në favor të rritjes së votave për PS pasi prisnin më shumë ndryshim nga rimarrja e bashkive nga PS?, shkruan Gjiknuri.
Por është e gjithëditur që dogana, tatim taksa, zyra rregjistrimi pasurish, administratë portuale etj, janë të mbushura me emërime të rekomanduarish nga Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni.
Ndërkohë Damiani liston si shkaqe, pakënaqësinë në qark me administratën!
Është interesante në “Raportin Gjiknuri”, përsëritja e rolit të Ilir Metës në rezultatin e dobët të Vlorës:
“Ka disa arsye që ka rënie të elektoratit dhe këtu përfshihet: fushata e Presidentit të Republikës për LSI dhe opozitën në përgjithësi”.
Arsyetojmë pak mbi këtë detaj!
Akuzat e maxhoramcës por edhe deklarime të vetë Gjiknurit i lidhnin lëvizjet e Ilir Metës në ato ditë, me vizita ose takime me elemente “subjekte të OFL”.
Atëherë çfarë po na thotë Damjani me qarjet për rolin e Metës në Vlorë? Do kishte kuptim që roli i pretenduar nga Damjani i Presidentit Meta në Vlorë, të ishte përkthyer në mandat për LSI.
Por kjo nuk ndodhi. Çfarë roli paska luajtur Presidenti në Vlorë që ka ulur votat për PS, pa prodhuar mandat për LSI?
Nëse Presidenti kontaktoi çunat problematik dhe si rezultat u ulën votat për PS, pa prodhuar mandat për LSI, atëhere konkluzioni është i thjeshtë. Meta i paska hequr Damianit çunat problematik.
Lexoni me kujdes këtë paragraf:
??Në zonat nën përgjegjësinë së kandidatëve Anila Denaj, Vullnet Sinaj dhe Niko Kuri, rezulton edhe numri më i lartë i votave të pavlefshme.”
Nëse ky Raport “Konfidencial”, por i shpërndarë kudo nga Damiani do kishte dalë në ditët e ankimineve të PD dhe LSI në KAS, nuk do habitej njeri që ky referim të bëhej pjesë e “argumentave” të opozitës për tezat e tyre për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.
Apo është Gjiknuri që ka marrë tezat nga ankimimet e Marashit në KAS?!
Sidoqoftë prova më e fortë e vlerës së Damianit vjen nga vetë teksti i “Raportit Gjiknuri”.
“Përfshirja direkte e Presidentit të Republikës në fushatën elektorale në Qarkun Vlorë në mbështetje të opozitës, veçanërisht krah LSI dhe sulmet ndaj përfaqësuesve të mazhorancës?, e zhveshën Damianin nga fuqitë e mbinatyrshme të lidhura me tërmetet.
Damiani pa çunat problematik vlen sa fletët e “Raportit Gjiknuri”. Ose e përkthyer në shifra është 6.661 vota minus./ CNA.al
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur lirimi nga d...
Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të koduar pak mome...
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj th...
Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Endira Bushati, ka folur...
Deputeti Myslim Murrizi ka publikuar një video me deklarata ...
Kandidat për kreun e PD Fatbardh Kadilli ka folur për garën ...
Edith Harxhi, kandidatja që synon të marrë drejtimin e Parti...
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ...
Ish presidenti Bujar Nishani dhe kandidatja për kryetare të ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka bërë n...
Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj, ka publikuar nj...
Dritan Lelit kryebashkiaku i Vlorës është parë nën shoqërinë...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ball...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi për një vizitë pune d...
Partia Socialiste fitoi mandatin e tretë radhazi në pushtet....
Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla në mbledhjen onl...
Fatbardh Kadilli vijon fushatën për zgjedhjet për kryetar të...
Ish kreu i LIBRA-s, sot drejtor i përgjithshëm i Top Channel...
Kolegji Zgjedhor ka vendosur se kur do të zhvillohen seancat...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...