Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për Tiranën
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD-së, për marrjen e ...
Kryegjyqtarja që shfaqet si e dehur në rrjete sociale nga institucioni i drejtësisë në Elbasan, është shembull që tregon se çfarë njerëzish kemi në institucionet, prej të cilave presim drejtësi.
Kërkohet integritet nga gjyqtarët dhe prokurorët, ndërkohë disa prej tyre, sfilojnë, harbohen, kërcejnë në institucion, me veshje të shtrenjta, më shumë se sa paga që marrin.
Skandali që prodhoi kryegjyqtarja e Elbasanit,tregon se Vettingu ende ka shumë punë.
Po, kush është Enkeleda Kapedani dhe si është bërë kryegjyqtare dhe pedagoge.
Para kujt sfiloi dhe kërceu që e ngriti në detyrë dhe ia dha këto poste?
Në Shtator të vitit 2020, Enkeleda Kapedani u zgjodh në krye të gjykatës së Elbasanit, pas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu.
Për Kapedanin hetimet-Vetting kanë nisur në muajin Mars të vitit 2020.
Gjyqtarja Enkeleda Kapedani, bëri bujë në media, pasi vendosi lirimin e menjëhershëm nga burgu i Peqinit, të Viktor Imerit, i ashtuquajturi i ?forti? i bandës së Gaxhait.
Këtë vendim gjyqtarja Kapedani e ka marrë në Dhjetor të vitit 2019, pasi Arjan Balliu dhe Anita Mici i kishin hequr një vit më parë dënimin e përjetshëm.
Gjyqtari Arjan Balliu është shkarkuar tashmë nga Vettingu, ndërsa për gjyqtaren Anita Mici, Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Nuk dihet çfarë fati do të ketë në KPK, gjyqtarja Enkeleda Kapedani, nëse iu referohemi dy gjyqtarëve që janë marrë me çështjen e Viktor Imerit, të cilin Kapedani e liroi.
Një tjetër çështje që ka pasur në duar kjo gjyqtare, ka lidhje me dosjen e korrupsionit në Universitetin e Elbasanit, në vitin 2018, kur la në burg 4 nga 7 personat e arrestuar nga policia.
Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Enkeleda Kapedani të ardhurat i ka nga paga si gjyqtare dhe nga mësimdhënia në privat e më pas në Universitetin Shtetëror të Elbasanit.
Është bërë standart që gjyqtarët, pavarësisht dojseve të shumta në Gjykatë, shpërndahen edhe nëpër Universitete.
Në një vend si Shqipëria kur drejtësia ?ndrin?, duhet të shkojnë në të njëjtën linjë dhe Universitetet.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani.
Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Tokë bujqësorë në Golem I vogël, Lushnjë, 3 200 m2, ku zotëron 25 % me vlerë 1 376 000 lekë.
Ap 91.34 m2, tek kthesa e Kamzës me vlerë 50 000 euro.
Gjendje kesh në shtëpi, 1 634 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga mësimdhënia në një universitet privat, 46 977 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës, 43 474 lekë.
Viti 2013 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 141 473 lekë.
Kredi në shumën 500 000 lekë.
Viti 2014
Gjendja e llogarisë rrjedhëse të subjektit deklarues në shumat 169 lekë dhe 141 290 lekë.
Kursime të subjektit deklarues, 200 000 lekë.
Dërguar nga i vëllai që jeton në Skoci shuma 68 000 lekë dhe dorazi 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 929 831 lekë.
Kredi në shumën 500 000 lekë. Pa shlyer 423 418 lekë.
Dy overdraft me nga 100 000 lekë. Pa shlyer 141 290 lekë.
Kredi për blerje elektroshtëpiake, 80 000 lekë.
Viti 2015
Dërguar nga i vëllai që jeton në Skoci shuma 1.585. 21 euro.
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues 74100 47 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 735 124 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 254 840 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës, nga botimi i një artikulli në revistën ?Jeta Juridike?, 35 530 lekë.
Kredi në shumën 500 000 lekë. Shlyer.
Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 987 606 lekë.
Viti 2016
Shitur pasuria e paluajtshme në Golem të vogël në Lushnje, me vlerë 1 634 000 lekë, në masën 100% pasi të gjithë pjesëtarët e familjes ia kanë dhuruar subjektit deklarues. Kursimet dhe dërgesat nga vëllai janë pakësuar në vlerën 1 400 000 lekë, duke mbetur 600 000 lekë. Për shkak se vlera 1 000 000 lekë ka shërbyer për blerjen e një automjeti kamion, për bashkëjetuesin Lulzim Qarri.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse të subjektit deklarues, 9 133 88 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse të subjektit deklarues,73 726 92 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 10 681 lekë dhe 579 692 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga raporti i lindjes, 391 231 lekë.
Shpërblim për rast sëmundjeje, 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Elbasan si rimbursim për pasaportën e shërbimit, 7 500 lekë.
Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 858 854 35 lekë.
1/6 e shtëpisë banimit 300 m2, në Zall Herr, në emër të Lulzim Qarrit.
1/6 e 26 580 m2, e tokës bujqësore, në emër të Lulzim Qarrit.
Gjendje kesh e Lulzim Qarrit, 400 000 lekë.
Lulzim Qarri i ka dhënë hua një shtetasi 28 000 euro.
Viti 2017
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues shtuar me 102 384 lekë dhe 975 lekë.
Gjendja kesh e subjektit deklarues pakësuar me 400 000 lekë.
Blerë makinë Volsvagen Golf 5 me vlerë 360 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 021 961 lekë.
Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 704 348 12 lekë.
Kartë krediti me limit 100 000 lekë.
Kartë krediti me limit 1 000 euro.
Gjendja kesh e bashkëjetuesit pakësuar me 100 000 lekë.
Bashkëjetuesi ka blerë makinë BMV, me vlerë 1 500 euro.
Lulzim Qarri i ka dhënë hua një shtetasi 28 000 euro. Janë paguar 8 000 euro.
Viti 2018
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues është pakësuar me 39 157 lekë.
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues është shtuar me 3 189 lekë.
Gjendja kesh e subjektit deklarues, është pakësuar me 150 000 lekë.
Kartë krediti me limit 100 000 lekë.
Kartë krediti me limit 1 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 045 482 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 78 942 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga Bashkia Tiranë, 259 008 lekë.
Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 559 510 lekë.
Lulzim Qarri i ka dhënë hua një shtetasi 28 000 euro. I janë paguar 18 000 euro.
Bashkëjetuesi ka shitur makinën BMV, me vlerë 200 000 lekë.
Gjendja e llogarisë së bashkëjetuesit, 16 033 lekë./CNA.al
Skandali me kryegjyqtaren e Elbasanit/ ILD mblidhet me urgjencë
VIDEO-Çmendet kryegjyqtarja e Elbasanit/ “Rrethi im është mafia”
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD-së, për marrjen e ...
Tre pronarë biznesezh në bregdetin e Jalës dhe Dhërmiut, jan...
KLGJ propozon riorganizim të gjykatave në Shqipëri, nga 34 g...
Avokati i njohur Spartak Ngjela nuk i ka rezistuar dot bukur...
Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se Shqipqëria është një n...
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar mbi vrasjen e ndohur në Pe...
Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ka publikuar në ...
Një vrasje është regjistruar në rrethin e Peqinit. Ende nuk ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 15, 837 fëmijë të l...
Sot është mbyllur viti shkollor për shkollat 9-vjeçare dhe g...
Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranë...
Vrasja e Diana Vukajt mbrëmjne e djeshme në Shkodër nga vëll...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka treguar detaje nga...
Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka treguar detaje mbi takime...
Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi sot kërkesën e Inspektorit ...
Ministria e Arsimit ka reaguar duke deklaruar se do të kallë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku një 67 vj...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të pezullojë nga detyr...
Situata nga Covid-19 po vjen drejt normalizimit ku rastet e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...