web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moment emocionues/ Shpërthen festa te Skënderbeu, shikoni çfarë i bëjnë trajnerit Memelli

21 Maj 2021, 19:38, Sport CNA

Skënderbeu mposhti Kukësin ditën e sotme, duke marrë një fitore të madhe, e cila vlen sezonin.

Me triumfin e ditës së sotme, korçarët ia dolën të sigurojnë edhe matematikisht qëndrimin në elitë, pas vështirësive të mëdha që kanë kaluar. Ndryshimi në pankinën e bardhekuqve, duke iu besuar drejtimi Migen Memellit, ka dhënë fryte te juglindorët, me skuadrën që në dy fazat e fundit ka pasur një ecuri fantastike.

Pasi siguruan matematikisht qëndrimin në Superiore, gëzimi te Skënderbeu ka qenë i madh, me lojtarët që kanë shpërthyer në festë. Në videon e postuar në klubin korçar, shihet trajneri Memelli, i cili i kërkon skuadrës qetësi, për t?i dhënë diçka, por kjo nuk zbatohet nga lojtarët, që nisin të këndojnë në kor dhe të festojnë me të madhe.

 

 





Lajmet e fundit nga