web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Do të ngrenë kupën në stadiumin "Skënderbeu"/ Zbulohen detajet e festës madhështore të Maliqit

21 Maj 2021, 13:33, Sport CNA

Maliqi do luajë sezonin që vjen në Kategorinë e Parë. Si kampionë të grupit B në të Dytën , maliqarët do zhvillojnë ndeshjen e fundit të diel me Përmetin në stadiumin ?Skënderbeu? të Korçës. Menjëherë pas ngritjes së trofeut në stadium, skuadra do udhëtojë drejt Maliqit aty ku do ketë festë për tifozët, me klubin që bën thirrje për t?u bashkuar me këtë sukses historik.

?Është planifikuar një parakalim në bulevardin kryesor dhe një festë madhështore te sheshi mbrapa gjimnazit! Sigurisht, i gjithë ky organizim do të bëhet duke u kujdesur edhe për ruajtjen e distancës sociale, sepse shëndeti mbi të gjitha?, shkruan Maliqi.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM:

Pas ceremonisë së ngritjes së trofeut ditën e diel në orën 17:00, në stadiumin ?Skënderbeu?, skuadra do të marshojë menjëherë drejt qytetit të Maliqit për të sjellë Kupën në shtëpi dhe për të festuar me tifozët.

Është planifikuar një parakalim në bulevardin kryesor dhe një festë madhështore te sheshi mbrapa gjimnazit! Sigurisht, i gjithë ky organizim do të bëhet duke u kujdesur edhe për ruajtjen e distancës sociale, sepse shëndeti mbi të gjitha.

Për detaje të tjera më të hollësishme do t?iu informojmë në dy ditët në vazhdim.





Lajmet e fundit nga