Konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve/ Kongresi amerikan "i ndarë në dy pjesë"
Konflikti izraelito-palestinez nuk po jep shenja zbutjeje. D...
Izraeli dhe Hamasi do të ndërpresin zjarrin mes tyre duke filluar nga ora 2 e mëngjesit të ditës së premte, tha një zyrtar i Hamasit dhe media izraelite. Kabineti i sigurisë i Izraelit tha se kishte votuar njëzëri në favor të një armëpushimi “të ndërsjellë dhe të pakushtëzuar” për Gazën të propozuar nga Egjipti, por shtoi se për ora e zbatimit ende nuk ishte rënë dakord.
Armëpushimi do të sillte një ndalim të mundshëm të luftimeve, më të ashprat në disa dekada. Njoftimet vijnë një ditë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden i bëri thirrje Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të përpiqej për çtensionimin e situatës dhe ndërkohë që ka patur oferta për ndërmjetësim nga Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se kishte folur të enjten në telefon me Ministrin e Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi dhe kishte përsëritur mesazhin se Shtetet e Bashkuara presin të shohin një “de-eskalim në rrugën drejt një armëpushimi” midis Izraelit dhe palestinezëve.
Një zyrtar i Hamasit i tha agjencisë Reuters se armëpushimi do të ishte “i ndërsjellë dhe i njëkohshëm”. Media izraelite njoftoi se kabineti i sigurisë i Kryeministrit Benjamin Netanyahu e miratoi armëpushimin në bazë të asaj që një zyrtar thuhet se e quajti “qetësi në këmbim të qetësisë”.
Sulmet me raketa nga Hamasi dhe aleati i tij Xhihadi Islamik rifilluan pas një pauze tetë orëshe të enjten, ndërsa Izraeli vazhdoi bombardimet që tha se kishin për qëllim shkatërrimin e aftësive ushtarake të Hamasit dhe për të parandaluar një konfrontim të ardhshëm pas konfliktit aktual. Shtëpia e Bardhë: njoftime inkurajuese
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se njoftimet për një lëvizje drejt armëpushimit në konfliktin izraelito-palestinez janë inkurajuese, edhe pse Izraeli ka kërcënuar se do të shtojë sulmet ndaj Gazës dhe Hamasi rifilloi hedhjen e raketave pas një ndërprerje.
Përpjekjet diplomatike për një armëpushim u shtuan të enjten pas thirrjes që Presidenti Joe Biden i bëri një ditë më parë Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të çtensionuar gjendjen dhe pas deklaratave të zyrtarit politik të Hamasit, Moussa Abu Marzouk, i cili tha se besonte se armëpushimi do të arrihej “brenda një ose dy ditësh”.
Një burim egjiptian i sigurisë, vendi i të cilit ka ndërmjetësuar armëpushimet mes palëve, tha se ishte rënë dakord në parim për një ndalim të ndërsjellë të luftimeve por hollësitë ende nuk ishin përpunuar.
“Kemi parë njoftime për një lëvizje drejt një armëpushimi të mundshëm. Kjo është sigurisht inkurajuese,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki një konferencë të rregullt për gazetarët.
“Ne besojmë se izraelitët kanë arritur objektiva të rëndësishme ushtarake që ata donin të arrinin në lidhje me mbrojtjen e popullit të tyre dhe për t’iu përgjigjur mijëra sulmeve me raketa nga Hamasi”, tha zonja Psaki. “Pra, kjo është pjesërisht arsyeja se përse ne mendojmë që ata janë në pozicionin e duhur për të filluar mbylljen e operacionit të tyre,” tha ajo.
Sulmet me raketa ndaj Izraelit u ndalën për tetë orë të enjten, dita e 11-të e konfliktit, por pastaj rifilluan kundër komuniteteve pranë kufirit të Gazës dhe qytetit Beersheba. Izraeli vazhdoi sulmet ajrore ndaj Gazës që administrohet nga Hamasi, duke deklaruar se synonte të shkatërronte aftësitë e këtij grupi militant islamik që ai të mos niste një konfrontim tjetër në të ardhmen.
Hamasi, i cili shihet nga Perëndimi si organizatë terroriste, nuk ka qenë pjesë e angazhimit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës me Izraelin, gjë që çoi në një marrëveshje të përkohshme paqeje në vitet 1990 dhe vendosjen e vetë-qeverisjes së kufizuar palestineze në Bregun e pushtuar Perëndimor. VOA
Konflikti izraelito-palestinez nuk po jep shenja zbutjeje. D...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten u ka dërguar ...
Në Bashkimin Evropian janë duke bërë përpjekje maksimale që ...
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e ambasadorëve t...
Dymbëdhjetë shefa të misioneve diplomatike të Kosovës, janë ...
Në komunat me shumicë serbe në Kosovë nuk ka qendra të hapur...
Sipas sugjerimeve të BE, njerëzit të cilët kanë marrë vetëm ...
Disa mite na kthejnë shumë vite prapa.Ky mit – nëse do të mu...
Diplomatët më të lartë nga administrata e Presidentit Biden ...
Bryce Wettstein është një 16-vjeçare e talentuar nga Kalifor...
Zyrtarë të lartë të disa vendeve kanë thënë se është shënuar...
Të dhënat e reja tregojnë se niveli i lindjeve në Shtetet e ...
Ministria e Jashtme e Kosovës i ka propozuar presidentes së ...
Presidenti Joe Biden vizitoi një fabrikë të makinave elektri...
Të dhënat e reja tregojnë se niveli i lindjeve në Shtetet e ...
Presidenti Joe Biden i bëri sot thirrje Kryeministri izraeli...
Radio Evropa e Lirë e ka paditur Rusinë në Gjykatën Evropian...
Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën për të l...
Presidenti i Çekisë, Milos Zeman ka kërkuar falje për përfsh...
Nxënësit e tri shkollave të mesme të kryeqytetit të Kosovës,...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...