Vaksinimi/ Kosova harron komunat serbe
Në komunat me shumicë serbe në Kosovë nuk ka qendra të hapur...
Dymbëdhjetë shefa të misioneve diplomatike të Kosovës, janë shkarkuar me kërkesë të ministrisë së Jashtme.
Të shkarkuarit janë ambasadorë të emëruar sipas vijës politike dhe ligji në Kosovë parasheh që 50 për qind e tyre emërohen në këtë vijë, ndërsa pjesa tjetër duhet të jenë diplomatë të karrierës.
?Lirimi nga detyra dhe tërheqja e ambasadorëve të emëruar politikë është bërë në frymën e programit të miratuar qeveritar, i cili parasheh reformimin e shërbimit diplomatik të Republikës së Kosovës dhe respektimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ligjit për shërbimin e jashtëm të Kosovës?, tha Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në një deklarate të publikuar në rrjetin Facebook dhe e cila iu shpërnda medieve të enjten.
Opozita kritikoi qeverinë e re për këto veprime që sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, paraqesin ?pezullim të diplomacisë? së Kosovës.
?Në 23 misione diplomatike, Republika e Kosovës nuk ka ambasadorë. Kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës. Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë. Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci?, shkroi në rrjetet sociale zoti Hoxhaj, që një kohë ka shërbyer edhe si ministër i Jashtëm.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ky është vendim i pashembullt i papjekur politikisht, që do të ketë ndikime negative në politikën e jashtme të Kosovës.
?Largimi i paparalajmëruar i Ambasadorëve të Kosovës, në mes të detyrës, në një periudhë të sfidave për shtetësinë e Kosovës e dobëson pozitën e saj dhe e dëmton angazhimin në ndërtimin e partneritet serioz me shtetet pritëse. Asnjëri prej ambasadorëve të dërguar sipas ?çelësit politik? nuk ka shërbyer në emër të partisë apo të individëve, por kanë kryer me nder detyrën në shërbim të shtetit të Kosovës, avancimit të pozitës së tij dhe në shërbim të qytetarëve të Kosovës e bashkatdhetarëve tanë?, shkroi zoti Haradinaj.
Ministrja e Jashtme tha se ?në javët në vijim do të bëhet përzgjedhja e ambasadorëve dhe shefave të misioneve të rinj dhe do të vazhdojë reforma në rrjetin e ambasadave dhe konsullatave të përgjithshme, duke respektuar kriteret e matshme të standardeve ndërkombëtare?.
Vëzhguesit druajnë për boshllëk në misionet diplomatike, meqë procedurat e emërimit të ambasadorëve të rinj kërkojnë kohë. Pas propozimit të Ministrisë së Jashtme, në bashkërendim me kryeministrin, kandidaturat debatohen në Komisionin për Politikë të Jashtme të parlamentit. Më pas emrat i dërgohen për dekretim presidentit të vendit. Emrat më tej u dërgohen shteteve pranuese që të japin pëlqimin, gjë që mund të marrë disa muaj. Në mars të vitit 2020, ish ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, shkarkoi një numër ambasadorësh e konsujsh, por vendimi i tij nuk ishte dekretuar nga ish presidenti, Hashim Thaçi.
Në komunat me shumicë serbe në Kosovë nuk ka qendra të hapur...
Sipas sugjerimeve të BE, njerëzit të cilët kanë marrë vetëm ...
Disa mite na kthejnë shumë vite prapa.Ky mit – nëse do të mu...
Diplomatët më të lartë nga administrata e Presidentit Biden ...
Bryce Wettstein është një 16-vjeçare e talentuar nga Kalifor...
Zyrtarë të lartë të disa vendeve kanë thënë se është shënuar...
Të dhënat e reja tregojnë se niveli i lindjeve në Shtetet e ...
Ministria e Jashtme e Kosovës i ka propozuar presidentes së ...
Presidenti Joe Biden vizitoi një fabrikë të makinave elektri...
Të dhënat e reja tregojnë se niveli i lindjeve në Shtetet e ...
Presidenti Joe Biden i bëri sot thirrje Kryeministri izraeli...
Radio Evropa e Lirë e ka paditur Rusinë në Gjykatën Evropian...
Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën për të l...
Presidenti i Çekisë, Milos Zeman ka kërkuar falje për përfsh...
Nxënësit e tri shkollave të mesme të kryeqytetit të Kosovës,...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një preza...
Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëm...
Më shumë se 90 njerëz u zhdukën, pasi anija me të cilën lund...
Është rritur në Shtetet e Bashkuara niveli i krimeve të urre...
Së paku 6,000 migrantë arritën të martën në qytetin Ceuta të...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...