web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ylli i sezonit te Skënderbeu, 24 vjeçari gëzon korçarët: Mund të jem edhe vitin tjetër

18 Maj 2021, 10:45, Sport CNA

Bekim Rexhepi është padyshim zbulimi i Skënderbeut në 8 ndeshjet e fundit. Gardiani 24 vjeçar u bashkua me skuadrën në merkaton e janarit, duke ardhur si huazim nga Shkëndija e Tetovës. Forma e mirë, siguria në portë dhe mbështetja që ka marrë në Korçë ka bërë që Rexhepi ta shohë të ardhmen në juglindje të vendit.

Pas fitores me Apoloninë dje në Korçë, Rexhepi ka konfirmuar mes buzëqeshjesh për mediet se po sheh mundësinë që të qëndrojë edhe sezonin që vjen në Korçë. Më së pari skuadra do duhet të sigurojë matematikisht mbijetesën, me korçarët që kërkojnë edhe për një sezon lojtarin në pronësi të Shkëndijës. ?Mund të qëndroj në Korçë edhe sezonin që vjen?, tha Rexhepi pas ndeshjes së djeshme.





Lajmet e fundit nga