web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marash Kumbulla tregon ndeshjen më emocionuese në karrierën e tij

18 Maj 2021, 07:58, Sport CNA

Marash Kumbulla është në përfundim të vitit të tij të parë me Romën, teksa mbrojtësi ka lënë shumë përshtypje pozitive.

Ato që e kanë penguar të kenë një vazhdimësi më të mirë ka qenë COVID-19 dhe dëmtimi. Megjithatë, Kumbulla ia ka dalë edhe pse në një komunikim me fansat në rrjetet sociale thekson se periudha e infektimit me koronavirus, ka qenë më e vështira.

?Çfarë mendova në momentin e parë që Roma më bëri ofertë? Wow. Momenti që më gëzon më shumë dhe bën që zemra të rrahë fort është kur futem në një stadium plot me tifozët.

A kam pasur frikë ndonjëherë? Po, ka ndodhur dy vite më parë kur u dëmtova. Ndërsa momenti më i vështirë i karrierës ishte kur u infektova me COVID-19. Ndeshja më emocionuese? Ndeshja me Milanin, kur shënova gol dhe dolëm 3-3?, shprehet Kumbulla.





Lajmet e fundit nga