Gatuzo mund të zërë vendin e Pirlos në stolin e Juventusit
Në Itali po qarkullon me shpejtësi lajmi se Gennaro Gattuso ...
Skandal në basketbollin shqiptar, teksa rikthehet dhuna në parket. Në sfidën e Kategorisë së Parë midis Kamzës dhe Elbasanit të zhvilluar të shtunën në palestrën e Bathores, ka plasur grushti në parket. Nga sherri, lojtari i Elbasanit, Bruno Skëndaj ka rënë pa ndjenja dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore pas goditjes në kokë nga basketbollisti amerikan i Kamzës, Marcanvis Hymon. Palët kanë përfunduar në polici dhe tashmë është hapur procedim penal për lojtarin e Kamzës, pasi elbasanasit bënë denoncim në polici dhe çështja mësohet se i ka kaluar prokurorisë për të vijuar me hetimet e kësaj ngjarjeje. Si përfundim, ndeshja u mbyll pa përfunduar ende perioda e parë e këtij takimi.
ZANAFILLA ? Tensionet nisën që në fillimin e saj sepse në palestrën sportive nuk kishte forca të policisë dhe pasi ekipet priten 20 minuta më kot, elbasanasit bëhen gati të largohen. Por, në një marrëveshje xhentëlmenësh, presin edhe pak mbërritjen e policisë dhe bien dakord që ta nisin ndeshjen pas mbërritjes së tyre. Por, sikur të mos mjaftonte ky incident, komisari i ndeshjes, Arben Kasmi, nuk lejon aktivizimin e sportistit të Elbasanit, Ramis Uruçi, i cili më herët kishte marrë një dënim në kupë dhe sipas tij nuk duhej të aktivizohej.
Bruno Skëndaj
SHERRI ? Pasi nis ndeshja, gjatë gjithë kohës nuk mungojnë përplasjet në fushë midis lojtarëve, por që deridiku ishin pjesë e lojës dhe nerva të kuptueshme, duke parë edhe rivalitetin midis tyre. Kulmi do të mbërrinte pa u mbyllur ende perioda e parë, ku lojtari i Elbasanit, Bruno Skëndaj pati një fërkim verbal me amerikanin e Kamzës, Gerard Davis. Në këto momente, ngrihet nga bankina lojtari tjetër amerikan i Kamzës, Marcanvis Hymon, i cili godet Skëndajn me grusht në kokë, me këtë të fundit që bie pa ndjenja, edhe për shkak se goditja i erdhi papritur. Menjëherë pas incidentit, basketbollisti i Elbasanit transportohet në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Për fat të mirë, gjendja e tij stabilizohet dhe sportisti kalon traumën, por i është rekomanduar nga mjeku të bëjë pushim duke marrë edhe një raport mjekoligjor.
NË KOMISARIAT ? Nuk mbyllet gjithçka me kaq, pasi stafet e të dyja ekipeve thirren në polici për të dhënë versionin e tyre të ngjarjes dhe atë që ndodhi në atë ndeshje. Nga Elbasani dha deklarimet e tij trajneri Banush Sinani dhe lojtari Alban Çela. Në kampin kamzali dhanë deklarimet e tyre dy amerikanët e përfshirë në ngjarje, si edhe trajneri Eni Llazani. Për më shumë se dy orë palët qëndruan në komisariat për të treguar ngjarjen dhe më pas u lanë të lirë./ Panorama Sport
Në Itali po qarkullon me shpejtësi lajmi se Gennaro Gattuso ...
Vedat Muriqi po vuan me formën e tij të dobët te skuadra e L...
Struga Trim Lum ishte ekipi i tretë shqiptarë në Maqedoninë ...
Federata Shqiptare e Futbollit dhe Presidenti Armand Duka sh...
Nuk ka qenë një sezon i mirë për Dele Ali ky që po lëmë pas....
Ronald Koeman me 99 përqind nuk do jetë më trajner i Barcelo...
Paralelisht me festimet për titullin kampion, Interi po puno...
Juventus dhe Kristiano Ronaldo duket se do të ndahen në fund...
Skënderbeu vjen me mangësi në këtë takim. Trajneri Migen Mem...
Mes optimizmit, Teuta mbyll përgatitjet për ndeshjen me Part...
Ish-drejtori i Tiranës, Arbi Laçi, e quan të çuditshme eufor...
Viti i fundit ka qenë shumë i veçantë për Ardian Ismajlin, s...
Ky sezon ka qenë me të vërtetë ndër më të bukurit, më të pap...
Milani ka shpërdoruar sot shansin për të mbyllur çdo diskuti...
Portieri Alisson Becker ishte heroi I Liverpool në ndeshjen ...
Titulli kampion i këtij edicioni në La Liga do të vendoset v...
Pak javë më parë, Borusia Dortmund dukej plotësisht jashtë l...
Portieri i Liverpulit, Allison, ka qenë heroi i ndeshjes së ...
Argjentina e këtij edicioni duket se nuk beson që Paulo Diba...
Ëndrra e Rei Manajt për të luajtur me fanellën e Barcelonës ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...