web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO / Gaboi penalltinë vendimtare, por “AS” krahason Rei Manajn me Ronaldo “Fenomenin”

16 Maj 2021, 16:18, Sport CNA

Ëndrra e Rei Manajt për të luajtur me fanellën e Barcelonës B në La Liga 2 në edicionin e ardhshëm është shuar pasi skuadra e tij është mundur nga Murcia me penallti në sfidën e play-off për vazhdimësinë në turne. Sulmuesi shqiptar fillimisht gëzoi katalanasit e pastaj i hidhëroi ata në këtë duel duke qenë protagonist absolut i tij.

Fillimisht ishte ai i cili shënoi të dy golat për skuadrën e tij në kohën e rregullt që u mbyll me barazimin 2-2, ndërsa në gjuajtjet e penalltive, ai nuk arriti të transformonte të 5-tën për ekipin e tij duke fluturuar topin mbi traversë. Ajo ishte një penallti vendimtare pasi në rast se do ta shënonte, Barcelona do të kualifikohej më tej në turne. Por seria e penalltive vazhdoi pas këtij gabimi dhe në fund ekipi i dytë i klubit katalanas u eliminua me shifrat 5-4.

Gjithsesi, paraqitja e Manajt ka bërë xhiron e rrjeteve sociale e mediave të rëndësishme spanjolle, për mënyrën se si shënoi golin e tij të dytë personal në minutën e 64-t. Ai mori topin në mesfushë dhe kaloi çdo kundërshtar para se me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës të dërgonte sferën në rrjetë.

E përditshmja spanjolle ?AS?, në faqen e saj të internetit, nuk ka ngurruar ta krahasojë golin e tij me ato që shënonte një herë e një kohë braziliani Luis Nazario Da Lima Ronaldo. ?Rei Manaj ?Nazario?, një sprint kundër të gjithëve për të shënuar një supergol me Barça B?, shkruante në portalin e vet ?AS? për mënyrën se si kishte shënuar sulmuesi i përfaqësues shqiptare në sfidën e sotme duke publikuar videon e këtij goli spektakolar.





Lajmet e fundit nga