web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Do ishte goli historik, e pabesueshme çfarë humbet Levandosvki me portën bosh

15 Maj 2021, 16:56, Sport CNA

Robert Levandovski me golin e shënuar ditën e sotme ndaj Frajburgut, ka hyrë në histori, teksa barazoi Gerd Mylerin, me 40 gola brenda 1 sezoni. Megjithatë polaku mund të kishte bërë të kishte vendosur një tjetër rekord, teksa në minutën e 78-të kishte në këmbët e tij një gol të sigurt.

Pas një pasimi të marrë nga Sane, Levandovski shfaqet i vetëm me portë bosh, por kur të gjithë prisnin që topi të ndalej në rrjetë, nuk ndodhi kështu. Sulmuesi gjuan keq me të majtën dhe topi shkon në duart e portierit kundërshtar. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërndahet me shpejtësi rasti i humbur i yllit bavarez.

 





Lajmet e fundit nga