web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Fantastik Manaj, shqiptari realizon dopietë me Barcelonën

16 Maj 2021, 12:13, Sport CNA

Rei Manaj është duke kaluar një moment fantastik me Barcelonën B. Sulmuesi lushnjar, realizoi dopietë në përballjen ndaj Murcias, të vlefshme për gjysmëfinalen e ?Play-Off?-it.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Fernandez në minutën e 24-t, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.

Në fragmentin e dytë të lojës, vjen dhe shpërthimi i bomberit shqiptar, i cili në minutën e 47-të, barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në të 64-t, rrëmben skenën me një shpërthim spektakolar nga mesfusha, afrohet bukur në hyrje të zonës dhe godet në mënyrë të kalibruar duke e dërguar topin në cepin e portës. Një gol i gjithi për t?u shijuar.

Barcelona B nuk arriti ta ruante këtë triumf, teksa në minutën e 82-të, vendasit barazuan shifrat me anë të Xemit. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2.





Lajmet e fundit nga