web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO / As furtuna nuk e ndal dot Borusian, siguron biletën për Ligën e Kampioneve

16 Maj 2021, 18:28, Sport CNA

Pak javë më parë, Borusia Dortmund dukej plotësisht jashtë loje për Ligën e Kampioneve dhe shumë e shkëputur nga katërshja e parë në Bundesligë. Por skuadra e drejtuar nga Edin Terziç ka kthyer plotësisht fatin e saj në javët e fundit dhe me një seri rezultatesh mbresëlënëse ka siguruar praninë në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm kur mbetet për t;u luajtur edhe një javë.

Falë edhe gabimeve të vazhdueshme të skuadrave që gjendeshin më sipër, Borusia fitoi terren dhe sot më në fund i vuri vulën pranisë në Ligën e Kampioneve me një fitore bindëse 3-1 në fushën e Mainz, në një ndeshje që u vu në dyshim për vazhdimësinë e saj në pushimin e sfidës për shkak të një furtune mbi stadium që mbylli skuadrat për shumë minuta në dhomat e zhveshjeve.

Guerreiro, Rojs dhe Brandt shënuan për Borusian, ndërsa Kuaison realizoi golin e nderit për Mainz në shtesën e ndeshjes.





Lajmet e fundit nga