web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjela bën rrëfimin e rrallë/ Femrat më kanë ndryshuar, në moshën 17-vjeçare përjetova dashurinë e parë

2 Maj 2021, 18:46, Politikë CNA

Avokati i njohur  Spartak Ngjela, i ftuar mbrëmjen e sotme tek ?Dola te Ola?, ka bërë një rrëfim ndryshe, nga fëmijëria dhe raporti me femrat.

Ai tha se ka qenë një fëmijë i ashpër dhe nuk lejonte asnjë t?i afrohej, por teksa rritej u bë natyrë paksa më e butë, kjo falë edhe kontaktit të tij me femrat. Duke buzëqeshur ai shtoi se dashuria të zbut.

Sipas avokatit, mashkulli përjeton disa dashuri platonike para se të dojë vërtet një grua, ndryshe nga këto të fundit. Ai zbuloi se dashurinë e parë e ka përjetuar në moshën 17-vjeçare.

Avokati rrëfeu një episod që i kishte ndodhur në vitin e 3-të në universitet me një nga vajzat më të bukura të asaj kohe. Atij i kishte mbetur në mendje përgjigja që kishte marrë prej saj.

?Më tërhoqe si magnet?, ishte komplimenti që Ngjela kishte menduar për të, ndërsa përgjigja e saj ishte ?Magneti nuk tërhiqet nga dërrasat?. Ngjela nuk u dorëzua po shtoi, ?Dërrasa ka diku një gozhdë? dhe vajza nuk e mbajti dot gazin.





Lajmet e fundit nga