web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Dinamo me një këmbë në Superiore, skuadra kryeqytetase triumfon në "finalen" ndaj Korabit. Ja të gjitha rezultatet e Kategorisë së Parë

1 Maj 2021, 15:26, Sport CNA

Dinamo ka fituar kundër Korabit me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe tani bluve të kryeqytetit u duhet të marrin pikët e plota edhe me Vorën, për të siguruar rikthimin në Superiore, pasi Burreli i vendit të dytë ka katër pikë më pak kur kanë ngelur dy ndeshje.

Korabi ka pretendimet e veta në këtë ndeshje, që u vendos nga një gol i Erald Kolgegës. Arbitri Laver Alla nuk akordoi një penallti në pjesën e parë për një mbajtje me dorë që iu bë Didës, ndërsa që gjithë kohës protestonin për vendimet e arbitrit. Kapiteni Mziu madje u ndëshkua me karton të kuq.

NDESHJET E TJERA ? Matjanët bënë detyrën sot kundër Vorës, duke fituar 3-1. Koleci, Takahashi dhe Kurbneshi shënuan 3 gola për shtatë minuta për Burrelin, kurse Spahiu më pas realizoi një gol për statistika. Në grupin e skuadrave për mbijetesë triumfuan Erzeni dhe Oriku.

Shijakasit mposhtën 2-0 Besëlidhjen rivale, me gola të Hyskës dhe Dajës. Oriku ndaj Veleçikut bëri detyrën, duke triumfuar 3-0. Nuri shënoi dy prej golave, kurse tjetrin Nurçe. Në grupin B ishte vetëm një ndeshje në program, Turbina-Lushnja, që u mbyll në barazim pa gola. /abcnews.al

KATEGORIA E PARË
E shtunë, më 1 maj, ora 15:00

Grupi A (Play-off)
Dinamo-Korabi 1-0
Shënues:
 Kolgega 47?
Burreli-Vora 3-1
Shënues:
 Koleci 11?, Takahashi 16?, Kurbneshi 18? / Spahiu 24?

GRUPI A (Play-out)
Erzeni-Besëlidhja 2-0
Shënues:
 Hyska (pen.) 11?, Daja 49?
Oriku-Veleçiku 3-0
Shënues:
 Nuri 6?, 60?, Nurçe 37?

GRUPI B (Play-out)
Turbina-Lushnja 0-0

 





Lajmet e fundit nga