web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkëndija është kampione, tifozët në kor i kërkojnë të tolerojë

1 Maj 2021, 09:13, Sport CNA

Klubi i Shkëndijës së Tetovës po përballët në këto orë të fundit me një kërkesë të pazakontë nga tifozët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka u shpall kampione në javën e kaluar dhe siguroi matematikisht titullin, ndaj tashmë tifozët i kërkojnë që të humbasë takimin e radhës.

Shkëndija luan nesër ndaj Struga Trim & Lum një ndeshje që për të është thjesht statistikë, por shumë e rëndësishme për kundërshtarin e saj. Struga ka shanse reale që të renditet në vendin e tretë nëse arrin të fitojë të tre takimet e radhës në kampionat dhe do të ishte diçka shumë interesante me tre ekipet shqiptare në podium në Maqedoninë e Veriut, pasi Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi tashmë e dinë që do të jenë në Europë, ndërsa për Strugën do të ishte një arritje  e rëndësishme.

Kështu, tifozët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, i janë përgjigjur një postimi të Shkëndijës për ndeshjen, duke i kërkuar të shumtë në numër që të humbasë sfidën dhe të ndihmojë Strugën në rrugëtimin e saj drejt Europës. Një kërkesë e pazakontë që vë në vështirësi Shkëndijën, duke pasur parasysh se kjo ndeshje do të jetë nën vazhdim pikërisht për këtë arsye dhe tetovarët nuk duan që të lejojnë rivalët e tyre që të kenë diçka me të cilin të njollosin këtë titull kampion të fituar me meritë.





Lajmet e fundit nga