web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk siguroi dot mandatin/ Spahia: E keqja fitoi një betejë por lufta vazhdon

30 Prill 2021, 17:09, Politikë CNA

Bardh Spahia, i shtati në listën e PD-së në Shkodër ku kjo forcë arriti të siguronte vetëm 5 mandate, ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën në garën e 25 prillit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai është shprehur për këto zgjedhje si një betejë të cilat I kishin shumë përzemër dhe i dhanë të gjithë energjinë që kishin.

Spahia gjithashtu ka falenderuar edhe ekipin e vëzhguesëve për impenjimin e tyre si dhe familjen e tij përpër mbështjetjen pa kushte që i kanë dhënë.

?Në pamundësi për t?ju falënderuar fizikisht secilin nga ju, dua t?ju shpreh mirënjohjen time me zemër për mbështetjen e pakursyer, që më dhatë në garën e 25 Prillit. Ajo mbështetje, që e kam ndjerë në vazhdimësi ndër vite kudo, që nga njerëz të njohur e panjohur në rrugët e qytetit tim, tek komshinjtë në lagjen time ku u rrita, tek të rinjtë e të rejat e deri tek miqtë e shumtë në rrjete sociale, është përgjegjësi dhe motivimi im për të qenë zëri juaj i pakompromis, në emër të Partisë Demokratike, në Kuvendin e Shqipërisë.

Mirënjohje për ekipin energjik e të motivuar, që punoi me mua ditë pas dite e pa orar, për të përcjellë projektin tonë të ndryshimit për Shqipërinë. Kam marrë mbështetje, por edhe kam mësuar shumë prej të rinjve të talentuar të qarkut tonë, njohje të hershme apo të reja, të kthyera tashmë në miqësi që do vijojë të forcohet.

Zhvilluam një betejë, të cilën e kishim fort për zemër, e të cilës i dhamë gjithë energjinë, përvojën, përkushtimin, por sidomos pasionin për të bërë më të mirën për Shkodrën tonë.

Falenderime nga zemra edhe për miqtë, kolegët mjekë, personalitete të fushave të ndryshme, e të njohurit e shumtë brenda e jashtë vendit, që edhe duke mos qenë banorë të Shkodrës, më inkurajonin me vëmendjen e tyre sistematike gjatë kësaj fushate.

Falenderime për familjen time, që më ka mbështetur pa kushte dhe me pasionin, përkushtimin dhe besimin e palëkundur në vlerat dhe aspiratat e Partisë Demokratike, të trashëguar nga një traditë e gjatë, e qëndrueshme dhe e pandryshueshme.

Falënderoj gjithashtu komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe përfaqësuesit e PD, për impenjimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve e netëve të lodhshme. U jam pafundësisht mirënjohës!

E keqja fitoi një betejë, por lufta vazhdon! Unë do të jem gjithmonë aty për Shkodrën tonë, për Shqipërinë?, ka shkruar Spahia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga