web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk ka kohë për pushim”/ Pas fitores Balla nis punën

29 Prill 2021, 08:56, Politikë CNA

Katër ditë pas fitores së zgjedhjeve parlamentare sekretari i përgjithshëm i PS ,Taulant Balla është shprehur se nuk ka kohë për pushim. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video teksa i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, ka inspektuar rehabilitimin e lulishtes qëndrore të qytetit.

?Bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja pamë nga afër punën që po kryhet për Rehabilitimin e lulishtes qendrore të qytetit të Elbasanit.

Ky projekt po zhvillohet përgjatë bulevardit ?Aqif Pasha?, pozicionuar ndërmjet xhamisë së Ballies dhe teatrit ?Skampa?.

Zona ku parashikohet ndërhyrja konsiston në trajtimin e hapësirave publike në zonë urbane me elementë të rëndësishëm arkitektonik bashkëkohorë.

Synimi i këtij projekti është ofrimi i hapësirave të përshtatshme urbane për evente artistiko-kulturore, në shërbim të qytetit dhe komunitetit të tij, si dhe kthimi i sheshit në hapësirë të gjelbër rekreative dhe shesh kryesor, si lulishtja qendrore e qytetit të Elbasanit.”, shkruan Balla./CNA.al





Lajmet e fundit nga