web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Beteja e kabinetit qeveritar në fushatë/ Cili ministër mori më shumë vota

29 Prill 2021, 07:09, Politikë CNA

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit, tashmë vijon numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputet.

Në garë kanë qenë edhe ministrat e kabinetit Rama, ku më i votuari deri tani ka qenë zv/ kryeministrit Erion Braçe. Pas tij renditet ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i cili ka arritur të sigurojë deri më tani 11 932 vota në listat e socialistëve në qarkun e Gjirokastrës.

Me një diferencë të vogël, pas tij renditet ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në listën e Korçës me 11 426 vota, ndjekur nga ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili ka marrë 11 186 vota në Berat.

Ndërkohë në qarkun e Tiranës, janë 7 ministra që kandidojnë për deputetë, më shumë vota ka marrë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku me 10 809 vota. Më pak i votuari është ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi

Votat që ka marrë kabineti qeveritar dhe zona ku kandidojnë

Zv/ kryeministri Erion Braçe në Fier ? 13 533 vota
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Korçë ? 11 426 vota
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në Gjirokastër ? 11 932 vota
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në Korçë ? 4 740 vota
Ministrja e Financave Anila Denaj në Vlorë ? 6428 vota
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në Tiranë ? 10 809 vota
Ministrja e Arsimit Evis Kushi në Elbasan ? 4259 vota
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në Tiranë ? 3351 vota
Ministrja e Kulturës Elva Margariti ? Nuk ka kandiduar
Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi në Durrës ? 1 626 vota
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Tiranë ? 4 672 vota
Ministri i Turizmit Blendi Klosi në Berat ? 11 186 vota
Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko në Tiranë ? 3698 vota
Ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi në Tiranë ? 1394 vota
Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në Tiranë ? 6069 vota
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në Tiranë ? 5252 vota





Lajmet e fundit nga