Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Luke Coffey ?Arab News?
Një tronditje diplomatike ka përshkuar së fundmi rajonin e Ballkanit në Evropën Juglindore. Një dokument diplomatik i dekonspiruar, që dyshohet se i atribuohet kryeministrit slloven Janez Jansa dhe i drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian Sharl Mishel, propozon rishikimin e kufijve përgjatë linjave etnike dhe fetare, për të ndihmuar në lehtësimin e hyrjes së vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Dokumenti jozyrtar, ekzistenca e të cilit nuk është konfirmuar por as mohuar nga qeveria sllovene dhe Brukseli, u bë publik javën e kaluar nga mediat sllovene. Janë të paktën 3 aspekte të këtij propozimi që nuk habitin askënd.
Së pari, nuk është për t?u habitur fakti që një propozim për rishikimin e kufijve kombëtarë është i diskutueshëm. Nuk ka sulm më të madh ndaj sovranitetin kombëtar të dikujt, sesa diskutimi i të huajve rreth ri-caktimit së kufijve kombëtarë. Nuk ka asnjë dyshim ka shumë njerëz që e lexojnë këtë artikull, dhe që vijnë nga vendet në Lindjen e Mesme, mund ta kuptojnë shumë mirë këtë ndjenjë. Ndërohë kjo nuk është hera e parë që sugjerohet rishikimi i kufijve në Ballkan.
Në vitin 2018, një propozim për një shkëmbim territorial midis Serbisë dhe Kosovës, u paraqit si pjesë e një procesi të normalizimit të raporteve midis dy vendeve. Shumë qeveri evropiane, si Gjermania dhe Britania e Madhe, dolën kundër këtij propozimi. Administrata Trump ishte e joshur nga kjo ide, por fatmirësisht nuk e mbrojti asnjëherë atë në ndonjë mënyrë kuptimplotë.
Së dyti, nuk është për t?u habitur që ky dokument jo zyrtar e ka origjinën në Slloveni. Si vendi i parë i ish-Jugosllavisë që fitoi pavarësinë, dhe si i pari që u bë anëtar i NATO-s dhe BE-së, Sllovenia e sheh veten sikur ka një rol të veçantë udhëheqës në Ballkan. Për më tepër, ajo merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së në korrik të këtij viti. Ky rol do t?i japë mundësi Ljubljanës që të paktën të diktojë pjesërisht axhendën e BE-së. Së fundmi, nuk është për t?u habitur pse thuhet se Janez Jansa është ai që qëndron pas këtij propozimi.
Kryeministri slloven nuk është i huaj për polemikat që ka shkaktuar. Si shumë politikanë ballkanas të brezit të tij, ai e filloi rrugëtimin e tij politik si një komunist. Sot, është shndërruar në një lider populist, aq sa disa e cilësojnë si ?Trumpi slloven?.
Po çfarë thuhej në dokumentin prej 2 faqe, që ka shkaktuar kaq polemika të mëdha? Thelbi i propozimit që doli në media, ishte rishikimi i kufijve në Ballkan për të krijuar një Serbi të Madhe (ku njësia e Republikës Srpska e Bosnje Hercegovinës i bashkohet Serbisë), një Shqipëri të Madhe (bashkimi i Kosovës, Shqipërisë dhe pjesëve të Maqedonisë së Veriut) dhe një Kroaci të Madhe (me mundësinë që rajonet kryesisht kroate të Bosnjës t?i bashkohen Kroacisë).
Për disa arsye, në dokument nuk përmendet rajoni i Sanxhakut në Serbi. Sanxhaku, është një rajon me shumicë myslimane që shtrihet në dy vende, Serbi dhe Malin e Zi. Ai kufizohet gjithashtu me 2 vende të tjera me shumicë myslimane, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën. Pjesa më e madhe e rajonit shtrihet brenda Serbisë. Arsyeja për heqjen e tij mbetet e paqartë.
S?ka dyshim se Ballkani vuan nga shumë probleme ekonomike dhe të sigurisë. Pandemia globale, nuk e ka ndihmuar aspak situatën. Këtyre i mbivendosen tensionet etnike dhe fetare me origjinë qindravjeçare. Ndërsa propozimi mund të jetë joshës për politikë-bërësit si një zgjidhje e shpejtë, asgjë
në Ballkan nuk është ndonjëherë e drejtpërdrejtë. Rishikimi i kufijve të Ballkanit do të nënkuptonte gjithashtu të njëjtën gjë për ndryshimet e kufijve diku tjetër në Evropë.
Rusia po e përdor tashmë etninë si një justifikim për veprimet e saj në Moldavi (Transnistria), Gjeorgji (Osetia e Jugut dhe Abkhazia) dhe Ukrainë (Krime, Luhansk dhe Donetsk), dhe mund ta bëjë këtë në vende të tjera si Estonia dhe Letonia, ku jetojnë pakica të konsiderueshme ruse.
Pjesa e fundit e dokumentit në fjalë, përshkruan një sërë hapash që duhet të ndërmerren, për të hedhur bazat për ndryshimet e ardhshme të kufijve në Ballkan. Këto hapa përfshijnë punën në prapaskenë për të marrë mbështetje për propozimin.
Në memo thuhet:?Nëse BE, Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendimmarrësve rajonalë pajtohen me planin dhe hapat për zbatimin e tij, BE-ja merr rolin udhëheqës dhe e zyrtarizon atë?. Por ky do të ishte një gabim i madh. Rajoni ka përjetuar më herët ndryshime kufijsh në vitet 1990.
Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 100.000 njerëz vdiqën dhe miliona u zhvendosën si pasojë e konflikteve sektare. Politikë-bërësit evropianë dhe amerikanë, duhet të jenë të vetëdijshëm mbi rreziqet e ndarjes së mëtejshme të Ballkanit përgjatë vijave etnike dhe fetare. Edhe pse siguria në rajon është përmirësuar dukshëm që nga vitet 1990, ndarjet sektare janë ende aty, madje janë thelluar për shkak të ekonomive me rritje të ngadaltë, nivelet e larta të papunësisë dhe korrupsioni politik endemik.
Ballkani vazhdon të jetë një zonë e destablitetit në Evropë. Në vend se të rishikojnë kufijtë e tyre, vendet në Ballkan duhet të ndjekin reforma kuptimplota demokratike që të përfshijnë të drejtat e grupeve etnike të pakicave dhe feve të ndryshme në rajon. Për pjesën më të madhe, pjesa tjetër e Evropës ka qenë në gjendje ta bëjë këtë në shekullin XXI, dhe nuk ka asnjë arsye përse të mos e bëjë këtë edhe Ballkani./Pështatur nga CNA.al
Burimi: https://www.arabnews.com/node/1847816
Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi, ka thyer herësin në qark...
Zgjedhjet e 25 prillit kanë sjellë edhe surpriza të cilat en...
Ornaldo Rakipi, i 30-ti në listën e PS-së ne Tiranë, pritet ...
Kandidati socialist për deputet në Qarkun e Tiranës Fatmir...
Ndërsa vijon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ...
Gjatë fushatës elektorale të gjitha partitrë politike kanë f...
Lëvizja Socialiste për Integrim ishte partia që jmori goditj...
Deputeti Mark Marku dhe Carlo Bolino, janë përfshirë në një ...
Është mbyllur procesi i numërimit të votave preferenciale pë...
Ish sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe kandida...
Për të maksimalizuar votat me qëllim fitimin e mandatit të t...
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ed...
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ed...
Ish presidenti Bujar Nishani ka inkurajuar të gjithë demokra...
Ish-presidenti dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, B...
Ish sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani ka kërkuar l...
Pas humbjes së thellë të Lulzim Bashës në zgjedhje dhe zhgën...
Kandidati i Partisë Demokratike për Lezhën, Mark Marku, ësht...
Pas përfundimit të numërimit të votave për partinë, radha i ...
Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati u shpreh se me L...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...