web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat/ Regjistrohen 128 raste të reja

25 Prill 2021, 16:12, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2789 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 128 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 6 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 17 raste në Durrës, 12 raste në  Korçë, 10 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, Vlorë, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Devoll,  Sarandë, Vau Dejës, 3 raste  në Kukës, Lezhë, 2 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Gramsh, Libohovë,1 rast në Kurbin, Lushnje, Mallakastër, Dibër, Patos, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67 – 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital./CNA.al 





Lajmet e fundit nga