web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana dhe Elbasani në fokus/ Zbardhet axhenda, ku do jenë nesër ambasadorët që do mbikqyrin zgjedhjet

24 Prill 2021, 17:07, Politikë CNA

Ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga zgjedhjet e 25 prillit, është zbardhur dhe axhenda e ndërkombëtarëve që do të jenë nesër në terren.

Mësohet se ambasadori i BE, Luigi Soreca do të jetë në në  Tiranë, shkolla ?Dora D?Istria?, rreth orës 08:30, në Elbasan rreth orës 11:00 tek Teatri Skampa, në Kavajë dhe në Durrës.

Ndërkaq ambasadori Britanin , Duncan Norman do të jetë në Durrës, Elbasan, Fier dhe Peqin.

Ndërsa ambasadorja Ursula Gacek  e cila kryeson Misionin e Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, do të jetë në Tiranë ku pritet që të japë një deklaratë për shtyp ditën e zgjedhjeve.

Ambasadorja Gacek do të japë deklaratën e saj, jashtë qendrës së votimit nr. 1729/1730 tek Liceu Artistik “Jordan Misja”, Rruga e Elbasanit, Tiranë 1000, më 25 prill në orën 11:00./CNA.al





Lajmet e fundit nga