Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti Ilir Meta dhe AAmbasadorja e SHBA Yuri Kim janë përfshirë në një debat të fortë mes tyre, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Lidhur me situatën ka reaguar dhe avokati i njohur Spartak Ngjela, i cili shkruan se Meta është trembur nga forca amerikane dhe tani, as vetë nuk e di çfarë po flet.
Meta e detyroi ambasadoren t’i thotë fjalën e fundit: “kërcënimet meritojnë dënim”, por ky i mjerë nuk është në gjendje të kuptojë se është i kapur në krim, dhe krimin e ka kryer kundër shqiptarëve, por ka cënuar edhe ligjin ndërkombëtar.
Nuk mund të shpëtojë nga kjo akuzë me një forcë imagjinare shton Ngjela.
Analiza e plote
Historia e Shqipërisë, që nga viti 1945 e deri në ditët e sotme, ka ecur me psikologjinë ku vrasësit janë kthyer në gjykatës.
Kjo pamë të na ndodhte edhe para tri ditësh, kur paraushtarakët e Metës dhe Saliut, vranë dikë, sepse kërkuan të vendosnin barazinë e vrasësit me gjykatësin, në drejtimin e procesit zgjedhor.
Këtë vrasje që krijoi tmerr në opinionin publik, vrasësit paraushtarakë e donin ta përdornin si pikë referimi në trembje, për të gjithë ata që mendonin të votonin kundër opozitës aktuale.
Paraushtarakët, brenda motivit për të kthyer vrasësin në gjyqtar, e deklaruan hapur vrasjen, drejt qëllimit: gjithkush që nuk na bindet, do të përfundojë si i vrari.
Por, menjëherë pas kësaj ngjarje gati terroriste, urdhëruesëve të këtij akti, iu erdhi menjëherë kërcënimi nga Uashingtoni, kërcënim ky, i cili trembi terroristët për të bërë një kthesë 180 gradë.
Kjo sepse, pas vrasjes, të kërcënuar dhe të denoncuar ligjërisht nga politika amerikane, të gjithë pjesëmarrësit dhe urdhëruesit, me emra konkret, hoqën dorë nga paraushtarakët që do të bënin represionin revolucionar.
Por, i vetmi që i qëndroi një gjuhe shumë kërcënuese ishte presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Liderët e Partisë Demokratike u distancuan të parët nga lëvizja paraushtarake. Por, ajo që na duhet të pyesim është kjo: Po Sali Berisha, me mendtë e Ilir Metës ecën? Sali, po shkove pas brumbullit, e di ku shkon? Është filozofi e madhe e shqiptarëve kjo: se destinacioni i brumbullit, janë ujërat e zeza.
Nuk ka gjë më të shëmtuar se budallai i trembur.
E shihni Metën që flet marrëzira! E dini pse? sepse nuk ka më asnjë shpresë për destabilizimin e Shqipërisë.
E dëgjoni çfarë llomitit presidenti i Shqipërisë? E trembi forca amerikane deri në ushtri brenda territorit shqiptar, dhe tani, as vetë nuk e di çfarë po flet.
Me paraushtarakët e tyre, PD dhe LSI kishin menduar ushtrim terrori ditën e zgjedhjeve, për të arritur destabilizimin e Shqipërisë. Por, u kapën. U kërcënuan, dhe krerët e Partisë Demokratike hoqën dorë nga skema.
Kurse, pikërisht në këtë kohë, Ilir Meta, në vend të shpallë falimentin e tij politik, po bën trimin, po bërtet për ushtrim force dhe thotë: “amerikanët do më vrasin”. E kujt po ua thotë këtë? Shqiptarët po qeshin me të masivisht, kurse ai mendon se mund të kërcënojë ambasadoren amerikane në Tiranë me një marrëzi fjalësh, sepse, në gjendje transi psikik siç është, frika e bën të thërrasë me britma të kota. Por, a e keni parë të vetmuarin në pyll që bërtet? E ka nga frika.
Por, duke folur marrëzira, Meta e detyroi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë t’i thotë fjalën e fundit: “kërcënimet meritojnë dënim” i tha ajo. Kurse shqiptarët janë më optimistë tani, sigurisht, sepse të lodhur nga krimi shtetëror, po e shohin që krimi shtetëror është në grahmat e fundit.
Ky i mjerë nuk është në gjendje të kuptojë se është i kapur në krim, dhe krimin e ka kryer kundër shqiptarëve, por ka cënuar edhe ligjin ndërkombëtar. Nuk mund të shpëtojë nga kjo akuzë me një forcë imagjinare. Pse, me çakenjtë e rrugës nëpër rrugicat e qyteteve shqiptare do të mundë Amerikën ky Meta, Meta!!!
Por nuk është vetëm Meta i lajthituri i frikës së vet; sepse janë shumë të tillë, të gjithë të paguar. Do t’i dëgjoni.
Por, edhe diçka:
A i patë trimat e grupeve militare që donin të bënin kryengritje në Shqipëri, si janë katandisur?
Të rënë, të mpirë, dhe ndonjëri prej tyre që kërkon falje. E kuptoni se cila është koshienca e qeverisjes në Shqipëri?
Po, përse e shfaqën këta birbore skemën e paramilitarëve në Shqipëri, dhe pastaj e tërhoqën atë?
Sepse u kërcënuan rëndë nga Uashingtoni. Dhe sigurisht që do të kërcënoheshin, por brenda pyetjes, pse u kërcënuan? Sepse pikërisht këtu na del edhe fakti që dihet botërisht: Rusia kërkon destabilizimin e Shqipërisë, dhe krerët e Partisë Demokratike, dhe Meta sigurisht, me pretekstin e ruajtjes së votës, kuptohet se kanë punuar për destabilizimin e Shqipërisë.
Turp, që, të korruptuarit e mëdhenj, pasi grabitën Shqipërinë dhe shqiptarët, u orvatën edhe ta destabilizojnë vendin nën skemën makabër të Rusisë. Por, ky fakt do të krijojë një neveri të madhe për ta, kur të dalin provat, sigurisht.
Asgjë nuk bënë dot këta të fantaksur me histerinë e tyre paraushtarake. Sepse, siç e theksuam, i trembi kërcënimi i politikës amerikane që ndërkohë është edhe ushtarakisht në Shqipëri, me forcat ardhura për stërvitjen e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.
E kuptoni tani se kush po kërkonte të qeverisë Shqipërinë me destabilizimin e saj?
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar mbi zgjedhjet...
Kryekomisioineri Ilirjan Celibashi ka komentuar mbi votimin ...
Zv.kryeministri Erion Braçe, ka komentuar ngjarjen e Divjakë...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur mbi takimet e fundit ...
Nga Miron ÇakoFjala “e shenjtë” është një mbiemër, që ...
Teksa na ndan vetëm një ditë para zgjedhjeve, ambasadorja e ...
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka publikuar në rrj...
Një ditë para zgjedhjeve, që përkon edhe me heshtjen zgjedho...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me dhunën e...
Drejtuesi politik i PS në Elbasan, Taulant Balla është shpre...
Ambasada e SHBA ka dalë me një tjetër reagim për zgjedhjet e...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka thumbuar dhe ironizua...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka nxj...
Kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu, është shfaqur duke bër...
Gazetari i njohur Ilirjan Blloshmi, ka zbardhur arsyen e shp...
Presidenti Ilir Meta është shfaqur kontradiktor në lidhje me...
Presindeti Ilir Meta, ka sulmuar drejtuesin e Prokurorisë së...
Kryeministri Edi Rama, ka uruar ish presidentin e Kosovës, H...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka thumbuar Presidentin Il...
Partia Socialiste në Korçë ka dhënë një deklaratë për shtyp ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...